MZ - Aforizmë: Viktor Hygo

Gjithmonë tek shtresat e varfëra, ka më tepër mizerie, sesa ka humanizëm tek shtresat e pasura.

 Zona e Korçës ka dimër të gjatë dhe të fortë, që do të thotë se ambienti i shtëpisë, që të jetë komod, duhet me patjetër që të ngrohet mirë. Kjo gjë duhet bërë, prej Nëntorit e ngadonjëherë edhe më parë, d.m.th. në Tetor dhe deri në Prill, e ngadonjëherë edhe më vonë, deri në Maj.
Korça gjithmonë është ngrohur me dru dhe vetëm vitet e fundit ka filluar përdorimi i naftës dhe i rrymës elektrike, por edhe kjo, akoma është në fillim, ka hyrë në një masë të vogël. Disa vite, d.m.th. aty nga fillimi i viteve ‘80 tregtohej për djegje në shtëpi edhe qymyr guri.
Drutë, në fillim vinin në qytet zakonisht prej pyjeve të fshatrave për rreth si, Arzë, Bradvicë, Lavdar, etj. më pas prej Bishnice (Pogradec) Leskoviku, etj. dhe akoma më vonë edhe prej Përmeti madje edhe prej Librazhdi (Stravaj e Qariashtë).
Transporti i tyre në fillim bëhej me kuaj, mushka dhe gomerë. Masa e matjes në këtë rast ishte, ‘barra’. Një barrë dru, desh të thesh një ngarkesë normale që mbante një kafshë. Kjo masë kish një farë subjektiviteti sepse, drutë që viheshin në radhë në të dy anët e kafshës, mund të ishin të rrallë ose të ngjeshur. Sa më të shtrembër të ishin drutë aq më problematike ishte vërtetësia e përmasës së barrës. (Prej këtej rrjedh edhe shprehja: një dru i shtrembër e prish gjithë barën). Më pas, drutë filluan të maten me metër kub dhe transporti i tyre bëhej me karroca ndërsa më pas akoma, me futjen e sharrave elektrike, ato tregtoheshin edhe të prera dhe ndaheshin me makina të cilat kishin në karroceritë e tyre, kube matse.
Drutë me barrë, shiteshin në formë private në i quajturi, ‘pazar i druve’. Korça ka patur disa të tilla, që ndronin vënd nga koha në kohë. Një prej tyre ka qënë për një periudhë edhe ai që zhvillohej në sheshi përpara Mitropolisë.
Fillimisht drutë shiteshin, ‘të pa prera’ d.m.th të gjata dhe priteshin pastaj prej druvarëve. Këta ishin vëndas por edhe të ardhur, sidomos prej malësie. Këta të fundit kryenin si mund të themi një emigracion sezonal brenda vëndit, mbasi vinin për muajt e dimrit në Korçë prej malësive të thella të Tropojës, Kuksit, Peshkopisë, etj. Dalloheshin për nga veshjet e tyre tradicionale malësore, qeleshja dhe sidomos nga e thirrura e tyre, ‘dru me pre!!’.


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/SHJT- Ne dhe fqinjët e rrugicës sonë, në kohën kur u prish kisha e Shën Gjergjit në Korçë.

(Skicë, nxjerrë nga punimi me titull;... Thonë se trishtimi ka një fund ...ose,Esse sinoptike mbi botën metafizike të vendlindjes sime, Korçës.autor, Ilia V. BallauriBotim personal, 2001, 517 fq.) Vendi ku u linda dhe u rrita, për herë të parë në botë për të gjitha kohërat, epokat, stadet dhe sistemet që ka kaluar njeriu, pra...

» KE11/5 - Mbi oborret e qytetit të Korçës. Skicë

 Në Korçë duke përjashtuar apartamentet, nuk ka shtëpi, ose për të qënë më të saktë, numërohen me gishtat e dorës ato shtëpi, që nuk kanë oborr dhe që dalin drejt e në rrugë. Shtëpitë e qytetit tonë, shumë a pak që të gjitha kanë oborr, kush në një sipërfaqe më madhe dhe kush, në një sipërfaqe më të vogël....

» KE5/6 - Astronomi- Lindja dhe perëndimi i diellit. Agimi dhe muzgu në Korçë.

Grafiku në krah jep me një saktësi të pranueshme, lindjen dhe perëndimin e diellit, si dhe agimin dhe muzgun, madje edhe më tepër.Në të, në aksin horizontal janë vendosur të 12 muajt e vitit, ndërsa në aksin vertikal të 24 orët e ditës. Grafiku funksionon në këtë mënyrë.Le të marrim si shëmbull për ilustrim, dt.1...

» KE5/21 - Disa parametra të pastërtisë së qytetit të Korçës për vitin 2005.

Lexojeni të plotë tek KE5/21.

» BK/N - Meteorologji: Mësime të meteorologjisë praktike të nxjerra nga kalendari i Korçës, 1924

(Shënim: me qënë se gjuha në origjinal përmban arkaizma, ajo pjesërisht është sjellë në të folmen e sotme.) …Kur retë në qiell janë të holla dhe si push (xhufkë në origj.), kjo parashikon kohë të mirë. Kur këto janë te dendura dhe lëvizin shpejt, kjo gjë paralajmëron, furtunë. Kur retë janë të bardha dhe si tufë...

Share