MZ - Aforizmë: P.L. de Ayala

Asy como la sombra nuestra vida se va,
que nunca mas torna nyn de nos tornara.

Dhe kështu si dhe hijeja, shkon jeta jonë,
për të mos u kthyer më kurrë, as ajo as ne.

Pero Lopez de Ayala

Gjenealogjia_-_Bach Një shëmbull i qartë i trashëgimisë gjenetike të aftësive muzikore, vërehet në familjen e kompozitorit Johan Sebastian Bach. Studimi i pemës gjenealogjike të tij, tregon se për një sërë brezash, aty konstatohen 57 muzikantë të talentuar, nga të cilët 20 prej tyre, janë të shquar. Një lidhje e lartë e trashëgimisë gjenetike me aftësitë muzikore, gjendet edhe tek familjet e Mozart-it dhe të Weber-it, madje edhe tek, familjet e Bethoven-it, Brahms-it, Schubert-it, Wagner-it, List-it. Gjithashtu, aftësitë në pikturë, konstatohen veçanërisht tek familja Ticiani, ku gjenden 9 piktorë të shquar, po ashtu edhe tek familjet e Rafael-it, e Durer-it dhe Moritz-it. Për më tepër, familja e njohur, Bernulli (njohur për ligjin e dinamikës së lëngjeve të quajtur ligji Bernulli, apo për ligjin e numurave të mëdhenj, Bernulli, etj.) shquhet për trashëgimi të aftësive në matematikë.

Këtu paraqitet një fragment nga gjenealogjia e e familjes së Johan Sebastian Bach.
Me ngjyrë të zezë, paraqiten indivdët me aftësi për muzikë dhe me ngjyrë të zezë, rrethuar me një rreth, paraqiten individët që shuhen në muzikë. J S. Bach, paraqitet me rreth të madh.

Nxjerrë prej: O. Schmeil
Der Mensch, fq.136
Heidelberg
1962
Përktheu: I. V. B.

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/LA - Poezi e recituar dhe e shoqëruar me muzikë, Homeri - Iliada

Perëndesha Hera bën tualetin e saj.Homeri, Iliada, rapsodia XIV, 166 etj.Shqipëroi: Ilia V. Ballauri, reciton Nonda Kajno.                                       (Shënim : Në luftën e Trojës morën pjesë edhe perënditë duke simpatizuar...

» BK/LA - Poezia - Vargje platonike dashurie, të recituara dhe të shoqëruara me muzikë.

                                                  Platoni, filozofi і madh, jetoi në kapërxim të dy shekujve, V-të dhe të IV-të para Kr. Lindi dhe vdiq në Athinë (428-347). Që në vogëli ai mori një edukim...

» BK/LA - Muzikë - Histori - Program Muzikor i Shoq. Lyra, 1929

Nxjerrë nga, Një dritare, mbi historinë e muzikës në Korçës, 1800 -1940, etj. 

» BK/LA - Poezi prej autorëvë të lashtë, Getulikos dhe Arkias, e recituar dhe e shoqëruar me muzikë

                                         Zgjodhi dhe Shqipëroi: Ilia V. BallauriRecitoi: Paola TashoSinteza muzikore: Nonda KajnoGetulikos, është një poet krejt і pa njohur dhe plot pika të errëta. Mund të ketë jetuar në shek. I-rë pas lindjes së Kr. pra në...

» BK/LA - Muzika - Prosopografi - Abazi

 Për rreth 25 vjet (a më tepër), në dekadat e vështira të viteve '60 e '70, në botën e vërtetë shpirtërore të rinisë së asaj kohe në Korçë, botë kjo që shfaqej fshehurazi e trazuar prej melodive e këngëve gjatë mbrëmjeve të dikurshme të vallëzimit, një rol qendror në qytetin e Korçës luajti fizarmonika e...

Share