„Purishtja“ ka qënë një lloj zhargoni, a gjuhë e sajuar, që flitej prej një pjesë mjeshtrash të zonës së Oparit. Ja disa shprehje tepër interesante të kësaj gjuhe:
Ai që nuk bën gruth = i verbëri
Azap njigëz = morr i vogël
Afërndremje = afërmënç
Arbë bëzhingë = bar blete
Arbë fugosës = hithra
Avkaz azapi = thëria e morrës
Bolo njigëz = viç
Boloviçanë = haur
Bishtkuqosem = më ze barku
Bëdë njigëz = mëz
Cmalukçift = binjak
Cefanaq = frikacak
Çakajpolaqisës = gurgëdhëndës
Çakajdegremeno = gur mulliri
Çakajfrrëncës = gur që thyhet lehtë
Çipullri = djalëri
Çomakës i mbëshëm = oficer
Dapllo = shi
Depunar = luftëtar.
Domickë zhdecje = dhomë gjumi
Domickë drynjasje = dhomë gjumi
Domë në llokët = bodrum me lagështi.
Dremje = mëndje
Shënim: Këto shprehje janë nxjerrë prej punimit rreth gjuhës „purishte“ të Gj. Rukës.
Share |