MZ - Thomas Hobbes (1588 - 1679)

Kur s'ka art dhe s'ka letra, nuk ka as edhe shoqëri të qytetëruar dhe ç'ka është edhe më e keqe se gjithçka, është se, në një shoqëri të tillë, ka vetëm frikë të vazhdueshme dhe rrezik për vdekje të tmerrshme, për më tepër, jeta e njeriut në atë rast, është e vetmuar, e varfër, e shëmtuar dhe e shkurtër.

 

  guri_capi
Është një monument natyror, një masiv shkëmbor, konglomerat rranor i cili mendohet të ketë marrë një trajtë të veçantë shumë interesante, prej veprimit të faktorëve atmosferike. Ai ndodhet në zemër të vargmaleve të Moravës, në lindje të qytetit të Korçës, në pyjet e parkut të Bozdovecit, të komunës së Drenovës, në lartësinë rreth 1550m mbi nivelin e detit. Gjatësia e shkëmbit është rreth 25m, gjërësia rreth 10m, dhe lartësia po ashtu rreth 10m.
 Sipas legjendës, masivi në fjalë, tepër i vështirë për tu ngjitur jo vetëm prej njeriut por edhe prej çfarëdolloj kafshe, e mori këtë emër mbasi në të, mundi të ngjitet vetëm një cjap.
Një tjetër mendim për këtë emër është se, ky masiv me formën e vet karakteristike, në një pikë vështrimi të caktuar, të kujton siluetën e cjapit apo dhisë. Sipas disa të tjerëve ai ngjet me një gamile të ulur në tokë, etj.
Nga maja e këtij shkëmbi shihen fort bukur si fusha e Devollit ashtu edhe  ajo e Korçës. Gjithashtu ky shkëmb, dallohet së largu, prej një distance të madhe, që nga gryka e Kapshticës. (shih edhe më për Gurin e Cjapit tek KE, vol.1, nr.1)
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE7/11- 12 - Mali i Thatë dhe vargjet e Lasgush Poradecit, "Fryn veriu ..."

Mali i Thatë, quhet kështu mbasi me të vërtetë është i thatë. Prej tij nuk rrjedhin burime uji ose këto janë shumë të pakta dhe gjithashtu, nga ky masiv malor, nuk buron asnjë lumë a prrua që të ketë ujë, gjatë gjithë vitit. Mali i Thatë shtrihet në veri të Fushës së Korçës, një pjesë e tij vazhdon edhe matanë kufirit...

» KE2/3 - Leskoviku rreth viteve 1830.

Një përshkrim i atyre viteve. ‘Përballë Postenanit ndodhet qyteza e Leskovikut me 400 shtëpi prej të cilave një pjesë janë shtëpi të kamura. Vëndndodhja e qytezës është në një panoramë të bukur, me ujëra, dhe me ajër të shëndetshëm. Qyteza ka edhe pazar. Bejlerët e këtushëm janë aktivë në jetën politike,...

» KE6/31 - Struktura gjeologjike e kurorës rrethuese, të lartësive rreth e qark Fushës Korçës.

 Duke filluar prej veriut, (e pastaj lindje, jugë, perëndim, veri), përreth, lartësitë që ngrihen mbi Fushën e Korçës, kanë këtë përbërje gjeologjike: 1) Kodrat pas Petrushës, ato të Grabovicës dhe deri tek Mali i Thatë, janë argjile e konglomerate ranore, të sistemit neogjenik. 2) Mali i Thatë, Mali i Ivanit, deri në...

» KE2/30 - Gora dhe Mokra, një përshkrim i bërë para vitit 1830

 Gora dhe Mokra, në veri kufizohen me Ohrin, në jugë me lumin e Devollit i cili i ndan këto krahina prej Oparit. Në lindje kufizohen me Korçën, dhe në perëndim me zonën e Elbasanit. Vëndi është malor dhe i frikshëm, nga ku me sa duket ka marrë edhe emrin, Gorë që sllavisht do të thotë mal. Ujrat e kësaj zone derdhen gjysmat...

» KE3/3 - Të dhëna numerike për liqenet e Prespës, krahasuar këto me fushën e Korçës.

  Prespat përfshihen përbrenda këtyre koordinatave gjeografike, veri 41 gradë dhe 25 minuta, jugë 40 gradë dhe 40 minuta, në lindje  21 gradë dhe 16 minuta dhe në perëndim 20 gradë dhe 50 minuta dhe kanë sipërfaqe, Prespa e madhe 275.2 km2, ndërsa Prespa e vogël 50.7km2.Liqenet kanë konfiguracion të çrregullt. Gjatësi...

Share