Korça është një nga më të bukurit, nga më të mbëdhenjëtë, e nga më të qytetëruarit, qytete të Shqipërisë. Korça duke patur shumë shtëpi, quhet qytet, edhe me qënë atdheu jynë, ku kemi lindur e jemi rritur, kemi nevojë ta dimë më mirë nga çdo vënd tjatër...
(viti 1923, cituar këtu sipas morfologjisë së shqipes së asaj kohë)
... Vazhdimisht është vënë në dukje se, sa më tepër në një vend dobësohen virtytet, pra dhe e vërteta, aq më tepër aty, zhvillohen cilësitë sipërfaqësore. Duket se e njëjta gjë ndodh edhe me letrat (pra me shkrimet), mbasi shohim se edhe në epokën tonë, sa më tepër ka tendencë të zhduket jo vetëm forca por dhe të përmendurit e virtyteve nëpër shkrime të ndryshme, aq më tepër përmirësohet cilësia e shtypjes së librave. Në të shkuarën asnjë libër i klasikëve, nuk u shtyp me elegancën që shtypen sot revistat dhe shkrimet e tjera të thashethemeve politike, të cilat prodhohen për të jetuar vetëm një ditë. Ndërkaq për artin e të shkruajturit, për letrat, nuk flitet asgjë dhe rrallë i dëgjojmë madje edhe emrin, kësaj mjeshtërie. Besoj se çdo njeri i ndershëm dhe i respektuar, kur hap dhe lexon një libër të kohës së sotme, ndjen një keqardhje dhe trishtim, për gjithë atë letër luksoze dhe për ato gërma aq të bukura që janë përdorur për të riprodhuar, në pjesën më të madhe, fjalë që të kallin neverinë dhe mendime aq të pavlefshme.
Giacomo Leopardi Pensieri copëza nr. LIX Shqipëroi: Ilia V. Ballauri
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» BK/LA - Letrat - Poezia lirike - Këngë lotimi.
Për poezinë e më poshtme, që duket se përshkohet nga një finesë ndjenjash, përveç dy inicileve, nuk kemi asnjë të dhënë për autorin e saj. Ajo gjendet e botuar në shtypin e Korçës të vitit 1927, “Kalendari, Korça 1927”, botuese Dhori Koti, Korçë. Riprodhimi i mëposhtëm është sjellë me arkaizmin tipik të kohës siç...
» BK/LA - Safo: Të lutem Zonjë ... - Poezi e recituar dhe e shoqëruar me muzikë.
Safo: "Të lutem Zonjë ... ", Shqipëroi: Ilia V. Ballauri Reciton: Nonda KajnoTi hyjni e përjetshme, ti fronpurpurt, Afërditë,Ti bija rjetgrackë e Perëndisë, më çliro, më zgjidh,Të lutem Zonjë, m’і largo...
» MZ - Psikologji: Dialog midis një varri dhe një kalimtari.
[i vdekuri i varrit] Emri im dikur ishte … ,[kalimtari] Ç’më duhet mua?![v] Vëndi im ishte … ,[k] Ç’rëndësi ka … ,[v] U linda … ,[k] Edhe sikur kjo të mos dihet, është e njëjta gjë.[v] Meritat e mia, shërbimet e mia, flasin vetë … ,[k] Po veset?[v] Fle tashmë un’ i shtrirë në dhè.[k] Eh, ç’flet? Kujt ia thua...
Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre. Të tjerët, të përzierë atje, qëndrojnë të ngulur në kor vetëm për numër.Në jetë pra, rrojnë vetëm të gjallët e vërtetë. Meneandri, sipas Stobeut, tek Antologjia, 121, 11Shek. IV para Kr.
» MZ - Letrat - Psikologji - Giacomo Leopardi: Mbi përballimin e thashethemeve dhe përgojosjeve.
Koha është mjeku më i madh, i shërimit prej dhimbjes dhe trishtimit por, koha është edhe mjeku më i madh i shërimit prej përgojosjeve dhe thashethemeve. Në qoftë se bota na përgojos për diçka, lidhur me mënyrat dhe veprimet tona, mirë a keq, ne nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të këmbëngulim tek tona.Pas pak kohe kur kjo...