MZ - Aforizmë: Nuçi D. Naçi prej Korçe
Korça është një nga më të bukurit, nga më të mbëdhenjëtë, e nga më të qytetëruarit, qytete të Shqipërisë.
Korça duke patur shumë shtëpi, quhet qytet, edhe me qënë atdheu jynë, ku kemi lindur e jemi rritur, kemi nevojë ta dimë më mirë nga çdo vënd tjatër...

(viti 1923, cituar këtu sipas morfologjisë së shqipes së asaj kohë)

 


Numri i automobilave sipas T. Selenicës tek, punimi i tij me titull, "Shqipëria më 1927", në disa qytete të Shqipërisë më 1926, ka qënë:

Berati, 15
Durrësi, 34
Elbasani, 17
Gjirokastra, 25
Korça, 48
Shkodra,  43,
Tirana, 85
Kukësi, 0
Peshkopia, 0



automobil_1920

Shënim: Një nga datat që konsiderohet si, data e fillimit të prodhimit të automobilave është viti 1888, kur Karl Benz në Gjermani, filloi prodhimin e licensuar të automobilave. Po kjo markë, filloi prodhimin edhe në Francë, prej Emil Roger, gjithashtu nën licensimin e Benzit.
Në vitin 1900, filloi pastaj prodhimi në masë industrial i makinave në Sh.B.A.
Prej këtej duhet thënë se, për kushtet e vendit tonë, i cili sapo kish dalë prej sundimit të gjatë turk, ky numër automobilash në qytet, pas 25 vjetësh të fillimit të prodhimit të tij në masë, në shkallë botërore, është një shënjë progresi. Vlen të përmëndim se në Korçë automobili është futur shumë vite më parë. Tek KE2/4 jepet një foto e vitit 1917, para kishës së Shën Gjergjit, ku në të duket qartë edhe një automobil i këtij viti. (I.V.B)

 

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/SHJT - Mbi vajtje - ardhjet, Librazhd - Korçë, gjatë viteve '70. Skicë

 “I pendolari”, i quajnë në Itali, punonjësit që për të arritur në vëndin e punës, u duhet të lëvizin, të bëjnë një rrugë të gjatë ndoshta dhe me orë, vajtje pra dhe kthim, njësoj si penduli apo lavjerrësi i orës. “I pendolari”, pra pendularët, janë punonjësit – lavjerrës (në qoftë se mund të shprehemi...

» KE2/35 - Rruga e moçme e karvaneve

Rruga e moçme e karvaneve, Vlorë-Berat-Voskopojë-Korçë dhe mallrat që transportoheshin.Zona e Korçës lidhej në Adriatik me dy skela, atë të Durrësit dhe të Vlorës. Skela kryesore për tregtarët e anëve tona dhe sidomos për ata voskopojarë ka qënë skela e Durrësit.Ndërkaq një tregëti e konsiderueshme zhvillohej edhe duke...

» KE5/8 - Pikat postare në trojet e qarkut të Korçës, nga viti 1912 deri në vitin 1940.

 Më 1914 nga gjithsej 19 pika postare që kish vëndi, në zonën tonë kanë qënë këto pika:Korçë Qukës Starovë.Më 1922 nga gjithsej 47 pika postare që kish vëndi, në zonën e Korçës kanë qënë këto pika: Korçë Bilisht Kolonjë (Ersekë) Pogradec Leskovik. Këtu jepet një vulë postare e vitit 1913 e pikës postare të...

» KE1/38 - Disa prej markave më të njohura të biçikletave të përdorura në Korçë.

 Disa prej  markave më të njohura të biçikletave të përdorura në Korçë janë këto të mëposhtmet.‘Herkules’ prodhim angles, biçikleta me dy hekura, me goma të trasha, të rënda, të cilat numuroheshin në majë të gishtave, prodhim i viteve ’20[?], ’30.‘Gana’, ‘Dei’, ‘Legnano’ dhe ‘Bianchi’’,  prodhim...

Share