MZ - Aforizma: Nga filozofia romake

 

Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri.

*
Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.

*
Akoma edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.

*
Ai që mbrohet edhe atëhere kur është i mbrojtur, nuk rrezikohet lehtë.

*
Lënia e një emri të mirë, është edhe ajo një pasuri më vete, që u lihet trashëgimtarëve.

*
Përbuzja më e madhe për dikë, është ta quash mosmirënjohës apo, bukëshkelur.

*
Një tru i fortë, nuk nguron të marrë vendime.

*
Është e trishtueshme, të ta kthejnë me të keqe, atë ç'ka ti ua dhurove me kënaqësi.

*
Dështimi që na le mbresa më tepër, është dështimi i parë.

*
Gjatë një gjyqi, gjykatësi gjykon si proçesin ashtu edhe veten e vet.

*
Pasi kanë zgjedhur rrugën mirë, akoma edhe të verbërit, ecin të sigurtë. 

*
Gënjeshtra që thuhet për një qëllim të mirë, është dhe ajo një veprim i drejtë.

*
Fundi i një të varfëri është atëhere kur ai, imiton të pasurin.
 
*
Kur ngul këmbë tek padrejtësitë, krijon padrejtësi të tjera.

 

Nxjerrë prej: Sententiae, Publili Syri, shek 1-rë, para Kr.

Doloma1 Dollomaja ishte një lloj veshjeje e veçantë tepër e zakonshme, me të cilën visheshin dikur burrat, veshje kjo që tashmë nuk njihet, madje sot duket si diçka e çuditshme, që me të, të visheshin burrat.
Fjala dolloma vjen prej turqishtes dolaman, dhe nënkupton, një veshje, në formën e një fustani, veshje kjo e gjatë, thuajse deri në fund të këmbëve, e çlirshme dhe me mëngë të ngushta.
Në kohën e Turqisë, dollomaja vishej prej burrave gjithandej në vëndet e Ballkanit dhe kuptohet edhe në qytetin tonë, madje të dhënat tregojnë se në Korçë kjo veshje vazhdoi të vishej edhe për rreth pesëdhjet vjet të tjera, prej brezit të vjetër edhe pas fitimit të pavarësisë dhe krijimit të shtetit shqiptar, pra pas vitit 1912.
Ndërkaq në terminologjinë e veshjeve, emërtimi, dolaman, përdorej edhe për xhaketën e uniformës ushtarake të husarëve (kalorësve të lehtë
polakë).
Kjo xhaketë dolaman e husarëve, shoqërohej e veshur me një peliçe të çlirshme. Gjithashtu, ky emërtim, pra dolaman, përdorej në perëndim dikur edhe për veshjen e sipërme të grave, në formë kape, manteli, pa mëngë, ose me mëngë shumë të gjëra.
Pavarësisht, dollomaja e burrave sipas të dhënave, vazhdoi të vishej në Korçë deri në vitin 1962.
Kështu: deri më 26 prill të vitit 1933 në qytetin e Korçës ka patur 37 veta me dolloma, deri më 8 gusht të vitit 1957 ka patur 2 veta me dolloma dhe deri më 15 nëntor të vitit 1962 në qytetin tonë, ka patur vetëm 1 person me dolloma.

 
I.V.B.  ©


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE2/7 - Dantellat e veshjeve intime të nuseve në Korçë.

Dikur, thuajse para njëqind vjetësh, të mbathurat e grave, ishin me trup dhe këmbë, deri pak mbi gjunjë. Nuset e reja, në fund të këmbëve të të mbathurave (ose si i quanin disa në Korçë, të paçeve), kishin zbukurime me dantellë të cilat kryesisht pregatiteshin që në pajë. Këtu po paraqitet një model i tillë i thurur me...

» KE6/24 - Mbi depërtimin e modës kineze, gjysëm ushtarake gj/ puntore, në veshjen e burrave vitet 70

Lexojeni të plotë tek, KE6/24

Share