MZ - Thomas Hobbes (1588 - 1679)

Kur s'ka art dhe s'ka letra, nuk ka as edhe shoqëri të qytetëruar dhe ç'ka është edhe më e keqe se gjithçka, është se, në një shoqëri të tillë, ka vetëm frikë të vazhdueshme dhe rrezik për vdekje të tmerrshme, për më tepër, jeta e njeriut në atë rast, është e vetmuar, e varfër, e shëmtuar dhe e shkurtër.

(Shënim: me qënë se gjuha në origjinal përmban arkaizma, ajo pjesërisht është sjellë në të folmen e sotme.)

…Kur retë në qiell janë të holla dhe si push (xhufkë në origj.), kjo parashikon kohë të mirë. Kur këto janë te dendura dhe lëvizin shpejt, kjo gjë paralajmëron, furtunë. Kur retë janë të bardha dhe si tufë pambuk, kjo gjë tregon se do të kemi kohë të mirë.
Kur shohim se mjegulla i afërohet sipërfaqes së tokës, kjo tregon se moti do të bëjë i mirë, kur kjo (mjegulla) ngjitet përpjetë tregon se do të bjerë shi. Në mëngjes, po të kenë bimët shumë vesë, kjo tregon se do të kemi kohë të mirë.
Hëna ka të bëjë (lidhet) shumë me motin.
Së pari forca thithse e saj e tërheq dhenë (tokën). Kur është hënë e re d.m.th. që ndodhet në anën e diellit, atëhere kjo, së bashku me diellin, pra që të dy, e tërheqin tokën dhe nga ky shkak ujërat e detrave në disa brigje largohen prej tyre, d.m.th. zbresin më poshtë (pra ndodh zbatica), dhe në disa vise ujërat e bregdetit ngjiten më lart (pra ndodh batica). Kur hëna është e plotë, ajo ndodhet në anën e kundërt me diellin, pra toka është mes diellit dhe hënës dhe, teksa kjo e fundit e thëthin nga një anë tokën, dielli  e thëthin atë, nga ana tjetër, kësisoj që ujërat qëndrojnë në vënd. Kur është hëna një e katërt e re, ose e ngrënë, lëvizjet e ujit (baticat, zbaticat) bëhen të pakta.
Së dyti, drita e hënës shkon përmes atmosferës tonë dhe na rëfen gjendjen e saj. Rrathët (në origj. cilivitë), çelësirën (kthjetësinë), kuqësirën ose nxirësirën që shikojmë rotull hënës, këto janë gjëndje të atmosferës. Kur hëna është e plotë, e çelët dhe me rreth të kuq, kjo gjë tregon mot të mirë. Po të jetë e errët dhe me dy tri cilivira (rrathë), rëfen (paralajmëron) kohë të keqe ose kohë të paqëndrushme. Në verë po të lindë hëna e kuqe, rëfen nxetësirë të madhe. Kur kemi hënë të re dhe qielli është i qartë, rëfen kohë të mirë, kur kemi hënë të re dhe koha është e turbull, rëfen se moti do të prishet.
Erërat e ndryshojnë (ndikojnë) shumë
motin. Kur dy erëra të ndryshme për nga temperatura ndeshen mes tyre, atëhere ato sjellin shinë. Kur fryn era jugëperëndim, ajo vjen tek ne, shkon në veri dhe kthehet prapë në vendin e saj, (pra kur ndodh qarkullimi, jugë, veri dhe kthim prapa i rrymave ajrore) ajo sjell shi.
Po të shkrepëtijë me fort (me forcë) afër (sipër)faqes dheut, r
ëfen (pralajmëron) kohë të mirë dhe të nxehtë, po të shkrepëtijë nga veriu, tregon se do të kemi erë, jugë dhe shi. Kur koha të jetë e turbullt dhe shkrepëtin nga pak, rëfen se nga ajo anë do kemi erë. Po të shikojmë shkrepëtima shumë dhe të gjëmuara pak, kjo gjë tregon se do bjerë shi. Në dimër po të shkrepëtijë nga perëndimi kjo gjë është shënjë se do të kemi shi, erë dhe breshër.
Moti shumë herë
njihet dhe me anën e diellit. Kur lint dielli që në mëngjes i çelët, i ëmbël dhe pa re, na rëfen se kohën e kemi të mirë, po të lindë i vrerët (i vranët), i turbull dhe të djegë, rëfen se do të kemi shi. Kur dielli është i çelët dhe qielli me ngjyrë trëndafili, rëfen (tregon) se koha është e mirë. Kur doherë (sa herë) që djeg dielli kjo gjë tregon se do të prishet koha dhe do të kemi shi ose breshër. Përgjithësisht dielli kur duket i trëndafilshmë kjo gjë tregon se do të kemi mot të mirë. Kur duket i kuq, kjo gjë tregon se koha do të prishet.
Për të njojturit e kohës, ka dhe shumë shenja të tjera të cilat katundarët, bujqërit dhe barinjtë
i dinë. Dallëndyshet kur fluturojnë poshtë (ulët), kjo gjë tregon se koha s’ka qëndrim (është e paqëndrueshme), është ky po ashtu shkaku, që edhe mizat nuk kanë fuqi të fluturojnë në ajër, të ngarkuar me avull. Kur fluturojnë lart rëfen kohë të mirë, se ajri është i lehtë dhe pa avull, andaj mizat fluturojnë lart


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE9/9 - Meteorologji - Parametrat e dëborës, para vitit 1975, për trevat e Korçës.

 Korça është sinonimi i dëborës.Meqënëse dimiri i këtij viti (2011 – 2012), për Korçën konsiderohet si dimër shumë i rëndë, me dëborë dhe temperatura të ulta, pra si dikur, ose siç thuhet një dimër i tillë, “s’mbahej mënd“, le të krijojmë një ide sesi ka qënë dikur dimri në trevën e Korçës.Me të drejtë,...

» BK/N - Sojet e vjetra të grurit në Korçë

 Treva e Korçës sipas të dhënave arkeologjike, për Shqipërinë është qëndra më e lashtë, ndërsa më gjërë, një nga qendrat më të lashta, ku konstatohet se këtu ka pas qënë kultivuar gruri. Në vëndbanimin e hershëm të Maliqit, janë gjetur kokrra gruri të karbonizuara me moshë 4000 – 4700 vjeçare.Ndërkaq edhe në...

» KE11/16 - Meteorologji: Mbi kthjelltësinë dhe vranësirën në qarkun e Korçës.

 (Mesatarja statistikore shumëvjeçare, të dhëna para vitit, 1975.)Vranësira shkencërisht vlerësohet me ballë, nga 0 deri në 10. Një vranësi nga: 0-2 ballë, konsiderohet e pakët, nga 3-7 ballë, konsiderohet mesatare dhe nga 8-10 ballë, e dëndur.Ndërkaq, vlerësimi i vranësisë mund të bëhet për një çast, (p.sh. në këtë...

» BK/N - Sojet e vjetra të piperkës në zonën e Korçës.

Piperka (Capsicum anum)Korça është, ndër zonat që ka numrin më të madh të llojeve autoktone të specit, macrocarpa. Së pari përmëndim sojin Gogozhare, që në një përshkrim të vitit 1958 thuhej se fruti kish formën e domates, të shtypur, tul të trashë, të fortë, të shijshëm dhe se gjatë pjekjes kalonte ngjyrat nga jeshil në...

» KE9/3 - Fasulja, groshi dhe koçkulla dikur, në zonën e Korçës.

 Fasulja (Phasoelis vulgaris)Korça konsiderohet si ndër zonat që ka pas prodhuar fasule të mira, të shijshme dhe të shumëllojshme. Populacionet e fasules së trevës tonë kanë qënë të shumta, madje edhe sot, një sy i hedhur në tregun fshatar, tregon për vazhdimësinë e shumëllojshmërisë së populacioneve tona për këtë...

Share