MZ - Aforizmë: Nuçi D. Naçi prej Korçe
Korça është një nga më të bukurit, nga më të mbëdhenjëtë, e nga më të qytetëruarit, qytete të Shqipërisë.
Korça duke patur shumë shtëpi, quhet qytet, edhe me qënë atdheu jynë, ku kemi lindur e jemi rritur, kemi nevojë ta dimë më mirë nga çdo vënd tjatër...

(viti 1923, cituar këtu sipas morfologjisë së shqipes së asaj kohë)

 

Të tre vëndet që ndajnë mes tyre liqenet e Prespës, këtë lloj peshku e quajnë:
shqip. Gjuca
ose Cironka e Prespës,
sllv. Преспанската белвица,
grq. Το τσιρόνι των Πρεσπών,
(angl. Prespa bleak).
 
Bazuar tek monografia: “Fish of Prespa,- Рибите на Преспа, - Peshqit e Prespes, - Τα Ψαρια της Πρεσπας.“,  botuar në Shkup në v. 2012, nga Hydrobiological Institute – Ohrid, me autorë: Z. Spirkovski, D. Ilik-Boeva, T. Talevski, & Hydra - fishery and aquaculture research center – Tirana, me autorë: A. Palluqi, E. Kapedani, etj., ku jepen për herë të parë, të gjithë llojet e peshqve që rriten në liqenet e Prespës, lidhur me cironkën e këtyre liqeneve, (tek fq. 55, 56, te monografise ne fjale) kemi të dhënat që jepen më poshtë.

Emri i gjinisë së cironkës  Alburnus, rrjedh prej latinishtes albus d.m.th. e bardhë dhe kjo, falë ngjyrës së bardhë – të argjendtë, të luspave të peshkut. Emri në sllavisht, belvica ka të njëjtin kuptim, i bardhë.
Kjo është një specie endemike nga familja Cyprinidae. Gjuca apo cironka, anash e ka trupin e rrafshët të mbuluar me luspa të imta të cilat janë të ndritshme dhe bien lehtë. Ka gojë të drejtuar nga lart. Penda dorsale fillon nga fundi i pendës së gjoksit dhe përfundon para pendës fundore. Trupi në pjesën e sipërme është në ngjyrë të jeshile në të hirtë, ndërsa nga anash, është i argjendtë – në të bardhë dhe ngjyra e barkut është e qumësht e bardhë.

Read more...