MZ - Aforizmë: Meneandri

Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre.
Të tjerët, të përzierë atje, qëndrojnë të ngulur në kor vetëm për numër.
Në jetë pra, rrojnë vetëm të gjallët e vërtetë.

 

Meneandri,
sipas Stobeut, tek Antologjia, 121, 11
Shek. IV para Kr.

 

Të dhënat historike dëshmojnë se turqit nën komandën e Evrenos Pashës, pushtuan krahinën e Devollit në vitin 1381 dhe pastaj, katër vjet më vonë më 1385, nisën një fushatë me 40 mijë ushtarë të komanduar prej Hajredin Pashës dhe pushtuan zonën e Korçës, deri në afërsi të Beratit. Pra Devolli dhe Korça, ranë në duart e Perandorisë Osmane, thuajse një shekull më parë sesa të binte Kruja e cila u pushtua më 1478 pasi rezistoi një vit e rrethuar.
Evrenoz Pasha ose, Gazi Evrenoz që pushtoi Devollin, konsiderohet si njeriu me jetën dhe karrierën ushtarake më të gjatë, në gjithë administratën osmane. Ai jetoi, 129 vjet (1288 – 1417) dhe shërbeu si komandant për tre sulltanë dhe për dy princa. Ai udhëhoqi fushata të shumta në, Rumeli, Thrakë, Thesali, Maqedoni, Shqipëri dhe Sërbi.
Hajredin Pasha, emri i plotë i të cilit ishte Çandarli Kara Halili Hayrredin Pasha, konsiderohet si themeluesi ose dinasti i parë, i dinastisë së njohur ushtarake turke Çandarli dhe ishte i pari vezir i madh (1364 – 1387), i emëruar ndonjëherë në Perandorinë Osmane. Të 22 vitet e qëndrimit të tij në këtë post konsiderohen si koha më e gjatë që ka qëndruar në pushtet një drejtues me titullin, vezir i madh.
Në një formë ose në një tjetër, të dy këta ushtarakë, mund të konsiderohen edhe si administratorët e parë osmanë në zonën tonë. 


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE11/3 - Voskopojarë në Poloni, në shek. e 18 - të.

Nikola Jorga tek, Note Polone, Academia Romana, Memoriile Sectiunii, Seria III, Tomi II, nxjerr në dritë prej dokumentave, këto emra voskopojarësh të polonizuara, të cilët ndodheshin dikur në zonën e Poznanit.

» MZ - Poezia: Si u krijua gruaja!

 Në mitologjinë indiane, Tvastri, ose siç quhet ndryshe, Visvakarma, është artizani  dhe arkitekti i perëndive, njësoj si dhe Hefesti apo Vullkani, për të dymbëdhjetë perënditë e Olimpit. Ambientet hyjnore të perëndive indiane ishin krijuar prej tij, dhe njëkohësisht perënditë e luftës, farkëtimin e armëve të veçanta...

» KE8/6 - Dy fabula të përmëndura nga Thimi Mitko.

 Tek, „Bleta shqiptare“  Th. Mitkoja përmënd një sërë fabulash, me moral të hollë, të mbledhura në popull, ndër të cilat janë edhe këto dy të mëposhtmet (nr. 23 dhe nr. 31), që po i sjell këtu të përpunuara për nga gjuha e cila përmban mjaft arkaizma.1. „E vërteta“Diku ishin mbledhur katër a pesë veta dhe...

» KE5/3 - Lumi i Devollit

    Ky lumë është i gjatë 196km. Buron rrëzë malit të Gramozit në afërsi të fshatit Nikolocë. Kalon nëpër fushën e rrethit të Bilishtit, që quhet fusha e Devollit, takon Prespën e Vogël, kalon pranë Progrit, pastaj mespërmes Qafës së Cangonjit, duke lënë për nga veriu Malin e Thatë dhe nga jugu vragmalet e Moravës,...

» BK/N - Sojet e vjetra të piperkës në zonën e Korçës.

Piperka (Capsicum anum)Korça është, ndër zonat që ka numrin më të madh të llojeve autoktone të specit, macrocarpa. Së pari përmëndim sojin Gogozhare, që në një përshkrim të vitit 1958 thuhej se fruti kish formën e domates, të shtypur, tul të trashë, të fortë, të shijshëm dhe se gjatë pjekjes kalonte ngjyrat nga jeshil në...

Share