MZ - Aforizma: Nga filozofia romake

 

Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri.

*
Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.

*
Akoma edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.

*
Ai që mbrohet edhe atëhere kur është i mbrojtur, nuk rrezikohet lehtë.

*
Lënia e një emri të mirë, është edhe ajo një pasuri më vete, që u lihet trashëgimtarëve.

*
Përbuzja më e madhe për dikë, është ta quash mosmirënjohës apo, bukëshkelur.

*
Një tru i fortë, nuk nguron të marrë vendime.

*
Është e trishtueshme, të ta kthejnë me të keqe, atë ç'ka ti ua dhurove me kënaqësi.

*
Dështimi që na le mbresa më tepër, është dështimi i parë.

*
Gjatë një gjyqi, gjykatësi gjykon si proçesin ashtu edhe veten e vet.

*
Pasi kanë zgjedhur rrugën mirë, akoma edhe të verbërit, ecin të sigurtë. 

*
Gënjeshtra që thuhet për një qëllim të mirë, është dhe ajo një veprim i drejtë.

*
Fundi i një të varfëri është atëhere kur ai, imiton të pasurin.
 
*
Kur ngul këmbë tek padrejtësitë, krijon padrejtësi të tjera.

 

Nxjerrë prej: Sententiae, Publili Syri, shek 1-rë, para Kr.

 


Marcus Aurelius
“ … Dije se edhe një sërë fjalësh që dikur ishin tepër të përdorura, që njerëzit i flisnin përditë, sot shohim që janë vjetëruar dhe përdoren gjithmonë e më pak, madje do të vijë një kohë dhe ato do të zhdukem. E njëjta gjë ndodh edhe me emrat e njërëzve të dëgjuar që ishin dikur, emrat e burrave që admiroheshin, që i mbanin me respekt gjithmonë, të gjithë në gojë, sot ata kanë filluar të harrohen e mos dëgjohen si dikur: Camillus, Caeso, Volesus, Dentatus, dhe në një masë më të vogël Scipio dhe Cato, dhe po ashtu edhe Augustus, Adrian dhe Antoninus, për të gjithë këta, flitet më pak tani sesa në ditët e tyre.
Të gjitha zhduken, bëhen lëndë legjendash dhe varrosen me shpejtësi në humnerën  e harresës. Dhe mendoje, kjo është e vërtetë për ata që dikur shkëlqenin si yje të shndritshëm në qiell, por për të tjerët (?). Eh, ata sapo dheu i mbulon kufomat e tyre, ata s’egzistojnë më, “as në sytë dhe as në mëndjen e njeriu”.
Në fund të fundit më duhet të pyes: “Çfarë do të përfitonim nga të kujtuarit e përjetshëm? Absulutisht asgje. Vallë ja vlen që jetosh, që të kujtohesh? Apo më tepër, për çfarë ia vlen të jetosh?”
Mendoj se ato që ja vlejnë në këtë jetë janë: drejtësia në mendime, mirësia në veprim, të folurit që nuk mund të mashtrojë e me logjikë dhe një prirje për të pranuar psikologjikisht çdo gjë që vjen, duke e pritur atë si të nevojshme, të njohur, që rrjedh nga i njëjti burim si dhe burimi nga vijmë të gjithë…”




 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/LA - Poezi - Sofokliu, Arkilolu, Anakreonti

Poezi - pjesë nga Sofokliu, Akriloku dhe Anakreonti, zgjodhi dhe i shqipëroi, Ilia V. Ballauri, Sofokliu, Antigoni vrg.780-800.Eros që kurrë nuk mundesh,që kurr nuk qetsohesh,Ti që shigjeta derdh rebesh,dhe shigjetë s’të shkon huq,ndez, vë zjarr, bën faqet prush të kuq,

» KE5/29 - Mbi lagjet e Vithkuqit të dikurshëm

 Në vitin 1792 dhe më pas në Vithkuq ka patur këto lagje apo mëhalla:Borisht,Tataç,Llasi,Qyrsa,Syrbashi,Krekasi,Saraçi,Rusasi,Palasi,

» MZ - Koha e Vjeljes së Qershisë - Poezi - Robert Graves

 Qershia është një nga mrekullitë e botës së bimëve.Bukuria e kësaj peme qëndron tek të gjitha, tek fruti, tek lëngu, tek lulja, tek aroma, tek shija, tek ngjyra, tek druri i saj i çmuar, tek lëvorja e saj e argjëndtë, madje edhe fjala qershi është një ndër fjalët më të bukura që ka gjuha shqipe (mendoj unë). Për...

» BK/LA - Poezi prej autorëvë të lashtë, Getulikos dhe Arkias

Zgjodhi dhe Shqipëroi: Ilia V. BallauriGetulikos, është një poet krejt і pa njohur dhe plot pika të errëta. Mund të ketë jetuar në shek. I-rë pas lindjes së Kr. pra në kapërxim të mijëvjeçarëve. Prej studiuesve mendohet se ai mund të jetë latini, Gaio Kornelius Lentulio Getulikos, që u ekzekutua më 39 pas lindjes së Kr. si...

» BK/N - Biologji - Poezi : Vargje kushtuar një fare.

Fara! Ky pra ish qëllimi i gjethes, për të rrënja punoi,Ky pra ish qëllimi i lulëzimit, për të lulja flërtoi,Kjo farëzë pra, është fruti i fundmë, jeta vetë,Kjo bucelëzë e çuditshme e forcës, enigmë përjetë!Për të rrënja thithi, për të burbuqi çeli dlirë,Botë, brenda botës, brenda botës, përfshirë.Kjo pra është...

Share