MZ - Aforizma: Nga filozofia amerikane.




“…Nuk mund t’i jepni forcë të dobtit, duke dobësuar të fortin.

*
Nuk mund të ndihmoni punonjësin, duke shkatërruar punëdhënësin.

*
Nuk mund të përkrahni vëllazërimin mes njerëzve, duke inkurajuar luftën e klasave.

*
Nuk mund të ndihmoni të varfërin, duke shkatërruar të pasurin.

*
Nuk mund të përforconi karakterin dhe kurajon e njeriut duke dekurajuar inisiativën dhe pavarësinë e tij.

*
Nuk mund të ndihmoni dot njerëzit, duke bërë për ta, ato që ata mund dhe duhet, t’i bëjnë vetë…”

Një deklaratë e presidentit amerikan
Abraham Linkoln në
Kongresin Amerikan më 1860


Duke lexuar këto rreshta të shkruara mbi 300 vjet më parë, me të cilat hapet një testament i vitit 1693, që gjendet në Kodikun e Shën Prodhromit të Voskopojës, (kopjuar prej I. Martinianit, para vitit 1939), çdokush mud të habitet.
Rreshtat e mëposhtme shumë mirë mund të përngjasohen me ato të traktateve të ngritura të asaj kohe, të shkrojtura në Evropë, nga eriuditët e mëdhenj të iluminizmit.


[Testament – shkruar në Voskopojë: ]
Në vitin 1693, më 20 Nëntor,
Sipas zërit paralajmërues të Perëndisë, falë nevojës së fundit të natyrës së diçkaje që shpërbëhet, gjithçka që lidhet me njeriun, duhet që një ditë të vdesë.
Por një çast i tillë, nuk thuhet, nuk thuhet madje as dita dhe për më tepër, shpesh sipas porosisë evangjelike, vdekja vjen si vjedhës në çastet që nuk e pret dhe nuk e di.
Për këtë arsye, unë Niska i Kiças (ose Kiços) një skllav i padenjë i Krishtit, që falë Perëndisë, i jetova vitet e jetës që kjo më dhuroi dhe arrita deri në gjashtëdhjet vjet, dhe duke  patur parasysh sëmundjet e shumta dhe të shpeshta që kam hequr, duke parë se po më rrëzohen muret e vetvetes, d.m.th. forcat e mia, parashikoj vdekjen time.
Duke mos pritur më, duke mos e shtyrë më, dhe duke patur përkujdesin e Perëndisë mbështetje, si dhe mëntë dhe shëndetin trupor, mora dëshirën të hartoj këtë testament.... (vazhdon pastaj, shprehja e dëshirës dhe përcaktimet juridike të saj.)



Përkthyer: Ilia V. Ballauri
Nxjerrë nga punimi,
Pot – puri folklori nga
qyteti i dikurshëm i Voskopojës, fq. 84

 

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE1/30 - Orët (sahatët) e Korçës.

Qyteti ynë ka patur dy herë ora publike në trajtë godinash.   Përshkrimi i shek. 19-të për orën e parë. “Ora është e vendosur në një godinë të lartë dhe të ngushtë prej guri. Godina është ndërtuar më 1784, prej mjeshtrash ndërtimi malësorë nga veriu i vëndit, ndërsa këmbanën e orës, e cila peshon afërsisht 40 okë...

» HISTORIA E MUZIKËS SË KORÇËS 1800 - 1940 (for sale)

"HISTORIA E MUZIKËS SË KORÇËS 1800 - 1940" (Autor: Vasil A. Ballauri)Përpunoi dhe përgatiti: Ilia V. BallauriBotuar dy herë: 2003 dhe 2013, disponohen akoma pak kopje, çmimi 5 euro.Cituar në punimet e tyre prej: E. Koço, Xh. Jorganxhi, V. Ziko, etj.Gjendet i depozituar edhe në bibliotekat: Korçë dhe Tiranë.Mund ta kërkoni tek e.mail...

» BK/SHJT - Sheshi Varosrmarty në Budapest dhe familja Lika prej Voskopoje.

Sheshi Varosmarty i Pestit ka një histori të veçantë që lidhet edhe me punën e një tregtari voskopojar.Kështu, zona në veri të murit rrethues mesjetar verior të qytetit të Pestit, jashtë Portës së Vaçit ku shtrihet sot ky shesh, për një kohë të gjatë ishte e pa banuar. Deri aty nga gjysma e dytë e viteve ‘700, aty nuk kish...

» MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Vjedhës është edhe ai, që gjykon pa të drejtë, falë dhuratave që merr.

» MZ- Vargje te lashta kineze: "Duke recituar maleve si i marrë." Bai Ju, shek. 8-të.

 Bai Ju Yi ose Po Chu-yi, (v. 772-846), ishte burrë shteti dhe poet kinez, i “periudhës së artë” Tang, anëtar i Akademisë Hanlin. Shkrojti rreth 2800 poezi lirike por edhe erotike, të cilat i kopjonte dhe i shpërndante gjithandej vetë me qëllim që të mbeteshin të gjalla në kohë. Thuhet se ai i mbante mënd gjithë poezitë e...

Share