Aforizma të eruditëve grekë dhe romakë: Për bukurinë.

 


Bukuria është dhuratë e Zotit.
Aristoteli
*
Bukuria individuale i hap rrugën njeriut, më tepër sesa një rekomandim.
Aristoteli
*
Sigurisht që bukuria është një dhuratë e mirë e Zotit, por duket se vetë Zoti mendoi se kjo, bukuria pra, nuk është ndonjë e mirë e madhe, përderisa ai e dha atë edhe tek njerëz të liq.
Shën Agustini
*
Në çastin që një vajzë fillon e nuk ka më ndrojtje dhe nuk skuqet më, atëhere ajo ka humbur pjesën më tërheqëse dhe më fuqiplotë të bukurisë së vet.
Grigori i 1-rë, shek 6-të
*
Të lutem o Zot, më bëj të bukur përbrenda.
Sokrati
*
Bukuria e stilit, e harmonisë, e hijeshisë dhe e një ritmi të mirë, varen nga thjeshtësia.
Platoni
*
Njësoj si mund të gabojë një mëndje kur ajo gjykon nën veprimin e pijes së verës, ose një sy, kur ai sheh në errësirë, ashtu mund të gabojë edhe një shpirt, kur ai është i dehur prej një bukurie.
Ovidi
*
Njoh dikë që kur pa një grua me një bukuri goditse, ju lut Krijuesit për të. Duket pra se pamja e saj e ndriçoi atë burrë, që t'i drejtohej Zotit me përdëllim.
Shën Joan Klimakus, shek. 7-të
*
Ç'ka është e bukur është e mirë dhe, kush është i mirë, shpejt do të konsiderohet edhe si i bukur.
Safo
*
Asgjë e bukur nuk është e bukur, po qe se shikohet nga të gjitha këndvështrimet.
Horaci
*
Kur në mesnatë kandili shuhet,
të gjitha gratë, kanë një bukuri që s’thuhet.
Plutarku





Oscar_Wilde … Shkolla duhet të jetë kudo, në çdo qytet, në çdo fshat, ambienti më i bukur, më i këndshëm dhe më i dashur për fëmijët, madje ajo duhet të jetë aq e bukur, e mirë dhe e dëshirueshme prej tyre sa, kur të ndëshkohen fëmijët e padisiplinuar, ndëshkimi për ta të jetë, ndalimi apo privimi prej saj, d.m. th. ditën tjetër, fëmijët e padisiplinuar, të mos lejohen të hyjnë në shkollë …

                                  *     *     *

… Në qoftë se tek hani drekë diku, ju ndodh që të takoni një njeri që, gjithë jetën e vet ka punuar për të edukuar vetveten, - diçka e rrallë kjo për kohët tona, por pavarësisht,  them sikur rastësisht të takoni një të tillë njeri, - do të shihnit se në fund, do të largoheshit prej tavolinës më të pasur dhe gjithashtu të ndërgjegjshëm se një ideal i lartë ju ka kapur për një çast, madje dhe iu ka shenjtëruar edhe ditët tuaja. Por, oh i dashur, po qe se do të kini pranë dikë që gjithë jetën e vet ka punuar për të edukuar të tjerët, atëhere do të shihni se ç’ndodh! Do të shihni se sa gjë e lodhëshme që është gjatë diskutimit, mos përputhja apo ndarja, mes opinioneve, tuaja.


(Prkth: Ilia V. Ballauri)


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Aforizmë: H. A. Korça

Pasurinë mund ta vjedhin, por diturinë jo.Ai që ta ruan të fshehtën të do me shpirt.

» KE3/20 - Mbi Joani Halqeun prej Voskopoje

J. Halqeu ka qënë drejtori і kolezhit Flangini, të Venecies për rreth njëzet vjet, (gjatë viteve 1694 – 1703 dhe gjatë viteve 1710 – 1718). Për jetën e këtij eruditi, dihen fare pak gjëra.Mendohet se ka jetuar në periudhën 1660 - 1740. Në vitin 1679 ka filluar studimet në kolezhin grek të Romës  dhe pastaj, pasi ka mbaruar...

» KE12/7 - Arkitekturë: Mbi stilin ionik të kolonave të bibliotekës, "Thoma Turtulli" në Korçë.

 Biblioteka e fëmijëve Korçë, një dhuratë e bamirësit të ndritur të qytetit tonë Thoma Turtullit, për popullin e Korçës, ku që të gjithë kemi kujtimet tona të fëmijnisë, veç shërbimit edukativ që ajo ka ushtruar për qytetin, është për ne edhe një vepër e rrallë e papërsëritshme arkitektonike.Ndonëse një godinë e...

» KE2/10 - Disa gazeta që qarkullonin në Korçë, më 1911.

Te plote në Nr.2 i Revistes Korça Encyclopedica

» MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Vjedhës nuk është vetëm ai që i hedh vajit ujë por,Vjedhës është edhe ai mjeshtër a mësues që nuk mëson nxënësit e vet. 

Share