MZ - Aforizma nga Zambia - Afrikë:

1. Në qoftë se nuk i ble gruas cohë për fustan aq sa duhet, atëhere dije, ajo do t'i nxjerrë kofshët sheshit.

2. Në qoftë se kërkon të shpëtosh nga mizat, atëhere, hidhe tutje mishin e qelbur që ke me vete.



Pamje_e_nje_hamami_te_vjeterPrej dokumentave del se, në Korçë

përgjatë shekujve, përmenden disa herë hamame.
Së pari, thuhet se hamam Korça ka patur që në fillim të shek. 14-të dhe se mbeturi
nat e këtij objekti ekzistonin deri vonë kur u ndërtua, Hotel Turizmi. Sipas kësaj të dhëne Korça del se ka patur
të tillë që në kohët bizantine, pra para mbërritjes, së turqve në anët tona rreth viteve 1380 – 1390. 
Së dyti
, thuhet se kur në Korçë më 1417, qëndroi sulltan Mehmeti i I-rë, (1382 – 1421) i cili në ato vite pushtoi pjesërisht disa territore shqiptare. Ky ndërtoi në Korçën e atëhershme një hamam, i cili ndodhej diku përpara kalasë së atëhershme.
Së treti, kur në anët tona dhe pikërisht në Mborje,
kaloi me ushtri në këtë fshat, Mehmeti i 2-të (1432 – 1481) i cili ishte edhe sulltani që rrëzoi Bizantin, ky ndërtoi në Mborje një hamam. Ka mundësi që Mehmeti i 2-të, të ketë kaluar këtej në vitet 1466 dhe 1467, në kohën kur udhëhoqi vetë ushtritë turke kundër Skënderbeut me rrethimet e njohura të Krujës.
Së katërti
, me stabilizimin në Korçë të Iliaz Bej Mirahorit, pra pas vitit 1484, hamami që ndodhej në Korçë si dhe pazari fillestar, u prishën prej këtij dhe thuhet se ai, pra Iliaz Beu, mori kazanin e hamamit të vjetër ku prodhohej avulli dhe hamamin e ri e ndërtoi në fshatin Peshkëpi, pra në anën tjetër të lumit që shkonte dikur në mes të Korçës, pra për nga ana e xhamisë. Po në këtë anë, përtej lumit ai ndërtoi në ato kohë edhe pazarin, i cili ndodhet edhe sot aty ku ai e ndërtoi që atëherë dhe që pjesërisht, ka mbetur akoma edhe sot si monument kulture.
S
ë pesti, në vitin 1874, Dhimitër Pilika i cili u kthye nga kurbeti prej Misiri (Egjipti), ndërtoi një hamam tjetër diku karshi kishës së dikurshme të Shën Gjergjit (bibliotekës së sotme), aty ku fillonte dikur pazari. Ky hamam, thuhet se ishte tepër komod ashtu si ishin dikur edhe hamamet e mira të Selenikut dhe të Manastirit.


Përgatiti:
Ilia V. Ballauri

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/SHJT- Ne dhe fqinjët e rrugicës sonë, në kohën kur u prish kisha e Shën Gjergjit në Korçë.

(Skicë, nxjerrë nga punimi me titull;... Thonë se trishtimi ka një fund ...ose,Esse sinoptike mbi botën metafizike të vendlindjes sime, Korçës.autor, Ilia V. BallauriBotim personal, 2001, 517 fq.) Vendi ku u linda dhe u rrita, për herë të parë në botë për të gjitha kohërat, epokat, stadet dhe sistemet që ka kaluar njeriu,...

» KE12/17 - Emërtimet e rrugëve të lagjes së dikurshme në Korçë, të quajtur Manço (viti 1930).

 Rr. Kongresi i Lushnjës,Rr. Mbretëresha Elena,Rr. Protokolli i Firences,Rr. Vasil Trebicka,Rr. Miçe Papanaum,Rr. Nikolla Naço,Rr. Papa Stefan Luarasi,Rr. Ligor i Cilkës,Rr. Thopiave,Rr. Dom Johan Alardo,Rr. Robert Cecil,Rr. Koço Sotir,Rr. Bulevard Emanuel III, Rr, Çardhakut,Rr. Carnevon,Rr. Naum Veqilharxhi,Rr. Opari,Rr. Çezma e...

» BK/SHJT - Mbi kronologjinë dhe ushtarakët osmanë, që pushtuan fillimisht Devollin dhe Korçën.

 Të dhënat historike dëshmojnë se turqit nën komandën e Evrenos Pashës, pushtuan krahinën e Devollit në vitin 1381 dhe pastaj, katër vjet më vonë më 1385, nisën një fushatë me 40 mijë ushtarë të komanduar prej Hajredin Pashës dhe pushtuan zonën e Korçës, deri në afërsi të Beratit. Pra Devolli dhe Korça, ranë në duart...

» KE2/8 - Mbi ndalimin e frekuentimit të hamamit të Korçës prej grave, më 1826.

Korça ka patur dikur hamam. Fjala hamam nuk është turke por është arabe (arb. hmm = ngrohtë) dhe nënkupton, një lloj banje të veçantë orientale, ku përdoret ujë dhe avull i ngrohtë, banjë kjo që, ka ngjashmëri me saunën finlandeze.Korça ka patur hamam qysh herët dhe fillimisht një i tillë u ndërtua prej Iljaz Bej Mirahorit,...

» KE4/21 - Prejardhja gjeografike e trupave franceze që mbërritën në Korçë, gjatë Luftës së I-rë.

Ushtarët francezë që u vendosën në krahinën e Korçës në këtë kohë, i përkisnin, Trupave ushtarake franceze të Orientit. Këto vareshin prej gjeneral Sarrail i cili e kish qëndrën në Selenik. Ja disa grupime ushtarake franceze dhe gjeografia e prejardhjes së tyre, që morën pjesë në veprimet ushtarake të zhvilluara në këtë...

Share