Aforizma: Nga filozofia e lashtë, për shkrimin dhe leximin.

 

Shfrytëzoje kohën, duke përmirësuar vetveten, nëpërmjet atyre ç’ka të tjerët kanë shkruajtur. Kjo do të thotë që të mbërrish lehtë, atje ku të të tjerët, kanë mbërritur duke punuar shumë.
Sokrati
*
Quhet se një shkrim të pëlqen, atëhere kur të pëlqen edhe pasi e ke lexuar dhjetë herë.
Horaci
*
Për të shkruajtur mirë, shprehe vetveten si një njeri i zakonshëm dhe mendo si një njeri i zgjuar.
Aristoteli
*
Mëndjen duhet ta përformojmë, duke lexuar në thellësi dhe jo në gjërësi.
Quintilian
*
Ai që nuk lexohet, konsiderohet sikur nuk ka shkruar gjë.
Marciali
*
Krehjet e shumta të një shkrimi,  e dobësojnë më tepër atë, sesa e përmirësojnë.
Plini (i Ri)

 


Dikur, gjithë lecka veshur,
Shtrënguar trupit, për të qeshur,
Vëthë druri, i vareshin veshit,
Fukarallëk, që dukej sheshit.

Prej mburoje, shum’ të vjetër,
Kish nxjerrë, lëkurë të djegur,
Brez për mezin, e kish bërë,
Dhe me të, një jet’ të tërë.

Miqësi, kish me furrxhesa,
Me zuzare, jabanxhesa,
Ky pra, që po dëgjoni,
Ish zotni, Qir’ Artemoni.

Bënte jetë, si aman o zot,
Njeri bosh, që rronte kot,
Hante dru, bam-bum çdo herë,
Me kamxhik, si derr i mjerë.

E godisnin, si hajvan,
Prej drurit’, s’gjet kurr’derman,
Gjer dhe leshn’ e kok’s i hoqën,
Ja shkulën, ja ç’rrënjosën.

Mir’ e ke, por dil të shoh’sh,
Artemonin, kokë bosh,
Të birin, e Kikisë  ,
Të përtallurin, e njerëzisë.

Në karroca, ngjitet zbret,
Karroca, që mëndja s’ta pret,
Noton në luks dhe në flori,
Vëthët e tij, si mban njeri.

Eh! Si erdhi, rrotull rrota,
Po çuditet, gjithë bota,
Mban umbrellë, prej fildishti,
Artemoni?!
Që se zinte, kush për bishti!


Nxjerre nga:
Anakreonti
shqiperoi: Ilia V. Ballauri,
bot. Uegen, 2010,
248 faqe me ilustrime. 

 
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Poezia - Homeri: Iliada, Rapsd. II-të, (vargj.orgj., 278 - 332)

Për një çast, gjatë luftës së gjatë dhe të lodhshme të Trojës, turma e Akejve e grumbulluar, para mureve të pamposhtur të qytetit, në një gjëndje dëshpërimi dhe të pashpresë, kërkonte të kthehej në atdhe, duke hequr kështu dorë njëherë e mirë, prej qëllimit të dyfishtë, d.m.th. prej rimarrjes së Elenës së bukur...

» BK/LA - Letrat - Poezia lirike - Këngë lotimi.

Për poezinë e më poshtme, që duket se përshkohet nga një finesë ndjenjash, përveç dy inicileve, nuk kemi asnjë të dhënë për autorin e saj. Ajo gjendet e botuar në shtypin e Korçës të vitit 1927, “Kalendari, Korça 1927”, botuese Dhori Koti, Korçë. Riprodhimi i mëposhtëm është sjellë me arkaizmin tipik të kohës siç...

» BK/LA - Safo: Të lutem Zonjë ... - Poezi e recituar dhe e shoqëruar me muzikë.

                                      Safo: "Të lutem Zonjë ... ", Shqipëroi: Ilia V. Ballauri Reciton: Nonda KajnoTi hyjni e përjetshme, ti fronpurpurt, Afërditë,Ti bija rjetgrackë e Perëndisë, më çliro, më zgjidh,Të lutem Zonjë, m’і largo...

» HISTORIA E MUZIKËS SË KORÇËS 1800 - 1940 (for sale)

"HISTORIA E MUZIKËS SË KORÇËS 1800 - 1940" (Autor: Vasil A. Ballauri)Përpunoi dhe përgatiti: Ilia V. BallauriBotuar dy herë: 2003 dhe 2013, disponohen akoma pak kopje, çmimi 5 euro.Cituar në punimet e tyre prej: E. Koço, Xh. Jorganxhi, V. Ziko, etj.Gjendet i depozituar edhe në bibliotekat: Korçë dhe Tiranë.Mund ta kërkoni tek e.mail...

» MZ - Poezia: Molusku i shtëpise sime.

 Pasi prej magmës, brëndësisë më të parë, qindra miliona vjet më parë, shkëmbinjtë e murrmë, ultrabazikë, shpërthyen në sipërfaqe për të dalë, për të krijuar male, si mali që qyteti ynë mban mbi krahë, këtu, rrëzë sipërfaqeve të tyre, “lëkurë elefanti”, siç i cilëson, nobelisti poet, pati det.Jeta që brenda...

Share