MZ - Aforizmë: Viktor Hygo

Gjithmonë tek shtresat e varfëra, ka më tepër mizerie, sesa ka humanizëm tek shtresat e pasura.

 

… Dhe kështu, foshnja-Jezu qëndroi,
në gjunjë të nënës së dashur Mari,
çdo lule ngriti kokën, Zotin vështroi,
çdo yll, uli sytë dhe pa në tokë, Perëndinë-Njeri …
G. K. Chesterton
(1874-1936)

*
“Pemët filluan të pëshpërisnin, ndërsa era filloi të pështjellohet,
dhe atë mëngjes të egër të marsit, dëgjova,
sesi shpirti im, prej tyre joshej, kërkohej.”
Alfred Lord Tennyson
(1808-1892)

*
… Ai dërgon në dimër, shtresën prej dëbore,
ngrohtësinë që fara të fryhet, të zmadhohet,
dërgon flladin, ngrohtësinë diellore,
dhe shiun e butë, që natyra të freskohet.
Jane Montgomeri Campbell
(1817-1878)

*
Një kopsht është fytyra e saj, ku zhvillohen,
trëndafilat dhe zambakët e bardhë,
një vend, paradis hyjnor, ku prodhohen,
gjithë frutat e këndshme me rradhë,
dhe mes tyre,
qershi të kuqe si gjak,
që askush s’mund t’i blerë, s’i ka hak.

Këto qershi mbajnë mbyllur, s’i dëftojnë,
dy rreshta perlash në Orient, punuar,
që kur të qeshurat e saj të ëmbla, këto i tregojnë,
duken si burbuqe trëndafili, me borë mbuluar.
Thomas Campion
(1567-1620)


Shqipëroi:
Ilia V. Ballauri 

Fruta_dhe_lule_prej_kopshti  

Lule dhe fruta  kopshti, Eugene-Luis Boudin 1869. 

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/LA- Poezi, Anakreonti: Pela thrakiote.

Shqipëroi: Ilia V. BallauriOh! moj pelë, moj thrakiote, E di un’, se ç’do qafa jote!Përse, shtrëmbër më vështron?Pse me shqelma, më largon?Mos kujto, se un’nuk mundem,Hipur, mbi ty të tundem,Di kapistrat, të t’i shkoj,Të të zbut, të të kaploj.

» BK/LA - Muzika - Mbi prof. e muzikës, Thoma Nasi (1892 - 1964).

(Hulumtuesit e jetës së tij, ndër të tjera shkruajnë edhe këto.)… Thoma Nasi apo Nashi, siç e njohin bashkëfshatarët mbiemrin e tij, lindi në fshatin Dardhë të Korçës më 2 mars 1892. Në moshën dymbëdhjetë vjeçare si shumë të rinj të tjerë të krahinës së tij, Nasi emigroi fillimisht në Greqi dhe më vonë në Shtetet e...

» KE7/11- 12 - Mali i Thatë dhe vargjet e Lasgush Poradecit, "Fryn veriu ..."

Mali i Thatë, quhet kështu mbasi me të vërtetë është i thatë. Prej tij nuk rrjedhin burime uji ose këto janë shumë të pakta dhe gjithashtu, nga ky masiv malor, nuk buron asnjë lumë a prrua që të ketë ujë, gjatë gjithë vitit. Mali i Thatë shtrihet në veri të Fushës së Korçës, një pjesë e tij vazhdon edhe matanë kufirit...

» KE7/23 - Hitoria e letrave shqipe - Ambrosio Pamperi

(Studim mbi jetën dhe veprën e tij.Përgatiti: Ilia V. Ballauri)Ambrosio Pamperi si dhe Dhimitër Prokopi Pamperi, janë dy eruditë të ndritur prej Voskopoje të shek. 18-të, që rrjedhin me sa duket prej të njëjtit fis.Duke ju referuar punimit, Moschopolis, Athinë 1975 fq. 67, të Th. Gjeorgjiadhit lexojmë: Në Voskopojë ekziston akoma...

» MZ - Theognis - Poezi: Eros i tmerrshëm je!

Theognis, konsiderohet si një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë elegjike të Greqisë së lashtë. Ai ish fisnik nga Megara dhe mendohet se ka jetuar në mes të shek. 6-të para Kr. Fridrich Nietzche, punimin e parë shkencor që shkruajti, qysh kur ishte student në Laipsig, ia dedikoi vargjeve të Theognisit, botuar tek revista...

Share