MZ - Aforizma: Nga filozofia romake

 

Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri.

*
Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.

*
Akoma edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.

*
Ai që mbrohet edhe atëhere kur është i mbrojtur, nuk rrezikohet lehtë.

*
Lënia e një emri të mirë, është edhe ajo një pasuri më vete, që u lihet trashëgimtarëve.

*
Përbuzja më e madhe për dikë, është ta quash mosmirënjohës apo, bukëshkelur.

*
Një tru i fortë, nuk nguron të marrë vendime.

*
Është e trishtueshme, të ta kthejnë me të keqe, atë ç'ka ti ua dhurove me kënaqësi.

*
Dështimi që na le mbresa më tepër, është dështimi i parë.

*
Gjatë një gjyqi, gjykatësi gjykon si proçesin ashtu edhe veten e vet.

*
Pasi kanë zgjedhur rrugën mirë, akoma edhe të verbërit, ecin të sigurtë. 

*
Gënjeshtra që thuhet për një qëllim të mirë, është dhe ajo një veprim i drejtë.

*
Fundi i një të varfëri është atëhere kur ai, imiton të pasurin.
 
*
Kur ngul këmbë tek padrejtësitë, krijon padrejtësi të tjera.

 

Nxjerrë prej: Sententiae, Publili Syri, shek 1-rë, para Kr.

 

Të lutem z. George, … të lutem respekto, mundin dhe djersën  time të bërë për shumë e shumë vite me rradhë, respekto punën, sakrificat, netët pa gjumë, mëngjeset me hënë, jetën që kam harxhuar, shëndetin që kam prishur, mënjanimin e familjes dhe të fëmijëve të mi, për të shqipëruar unë Ilia V. Ballauri nga Korça, për herë të dytë në historinë e letrave shqipe, të 15693 vargjet madhështore të Iliadës, tashmë të bëra gati në rreth 1600 faqe, për botim dhe të vlerësuara si nga Akademia e Shkencave ashtu dhe nga Instituti Albanologjik Tiranë. Vargjet që ti i merr dhe i vendos aty në facebookun tënd bën mirë, por ato, të pëlqen a nuk të pëlqen ty, kanë një shqipërues, kanë dikë që i bëri të flasin shqip, madje në gjuhën dhe nuancat e qytetit tënd dhe tim të dashur.
Përpara 60 vjetësh, shkodranët, nderuan, deshin a nuk deshin, sepse sipas asaj kohe quhej i deklasuar, të madhin Gjon Shllaku që përktheu i pari Iliadën, e pra deshin a nuk e deshin, duke nderuar atë, ata nderuan Shkodrën e tyre.
Të lutem … duke u treguar të tjerëve vargjet e mia të shqipëruara të Iliadës, por pa u thënë se kush i ka shqipëruar, përveç dëmit që mund t’i bësh mundit tim, le edhe Korçën që ti e do, në harresë, mbasi gjithkush mund të mendojë se ato shqipërime i ka bërë një çun, të themi, prej Durrësi, por mbi të gjitha shkel, atë që quhet e drejta e shqipëruesit, që në vëndin ku jeton ti, në Amerikë, ku të drejtat e gjithanshme të njeriut, ruhen më tepër se kudo edhe fotografët e thjeshtë, nuk marrin përsipër, të retushojnë dot qoftë edhe një foto të rëndomtë, të bërë nga dikush tjetër më parë.
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ- Ja se ç'fjalë thotë Homeri, për një fëmijë që mbetet jetim.

 Unë që jam rritur jetim, që pata një baba të sëmurë në shtrat qysh kur isha 7 vjet dhe që mbeta edhe pa të në moshën 11 vjet, mund të them se një nga çastet më të vështirë të asaj fëmijërie tepër të rëndë, ka qënë kur, teksa loznim në rrugë, ndodhte që ndonjë i rritur, siç ishim grup me pantallona të shkurtëra...

» MZ/Poezia - Homeri mbi kapjen në flagrancë të pabesisë bashkëshërtore.

 Â Për herë të parë, nuk ka qënë njeriu por perënditë që kanë dashuruar vjedhurazi duke shkelur besën bashkëshortore, kështu thonë mithet dhe kështu thotë Homeri, tek rapsodia e 8-të e Odisesë. Perëndia e bukurisë femërore, e dashurisë, e të shtriturit në shtrat, Afërdita (ose Venusi, për latinët), e pa përmbajtur...

» MZ - Sport - Homeri, Iliada.

Mbi garat sportive të zhvilluara 3196 vjet më përpara, sesa Olimpiada e vitit 2012, që u zhvillua aq bukur në Londër. (Nxjerrë prej Iliadës së Homerit.)Olimpiada më e fundit, më moderne që u zhvillua në Londër dhe që ishte kaq e bukur dhe kaq madhështore, të gjithëve na ka mrekulluar. Të mos e fsheh, mua më emocionoi së...

» MZ - Morali i pushtetarëve - Ja përse Homeri është aktual edhe sot.

 Pushtetari ka për detyrë t’i justifikojë privilegjet, përpara popullit të vet, me vepra.  Në vitin e dhjetë të luftës së Trojës, pas betejash të pafundme për rrëzimin e mureve të famshme të qytetit më madhështor të botës së asaj kohe, të ngujuarit dhe rrethuesit, Trojanët dhe Akejtë, të dy palët tashmë të lodhur,...

» MZ - Poezia - Homeri: Iliada, Rapsd. II-të, (vargj.orgj., 278 - 332)

Për një çast, gjatë luftës së gjatë dhe të lodhshme të Trojës, turma e Akejve e grumbulluar, para mureve të pamposhtur të qytetit, në një gjëndje dëshpërimi dhe të pashpresë, kërkonte të kthehej në atdhe, duke hequr kështu dorë njëherë e mirë, prej qëllimit të dyfishtë, d.m.th. prej rimarrjes së Elenës së bukur...

Share