MZ - Aforizmë: P.L. de Ayala

Asy como la sombra nuestra vida se va,
que nunca mas torna nyn de nos tornara.

Dhe kështu si dhe hijeja, shkon jeta jonë,
për të mos u kthyer më kurrë, as ajo as ne.

Pero Lopez de Ayala

Kjo këngë  kaq e vjetër dhe kaq e bukur, që njihet jo vetëm prej korçarëve por prej kujtdo, gjithandej, nuk ka këtë titull, por ka për titull vargun filozofik: “Dashuria është djallush”.

Teksti i saj i mahnitshëm është thurur plot art prej L. Logorit, ndoshta në fillim të shek. 20-të. Dashuria është djallush nënkupton erosin, një ëngjëll-djall, të vogël, të plotfuqishëm, që hedh në prush këdo, që gjuan me shigjeta dhe vret, s’pyet si mbret, etj, etj, krahasime këto aq cilësore, që janë për tu admiruar së tepërmi. Meqënëse në tekst ka disa arkaizma, le ta dëgjojmë atë, fare lehtë të përmirësuar, sipas gjuhës së sotme:


Dashuria është djallush,

Hedh në prush,
Cilëkush,
[Që] do guxojë t’a trazojë,
Mjer ai që kërkon, nga puna ta ndalojë.

Merr shigjetën edhe vret,
As pyet, si një mbret,
Që do gjithë ta dëgjojnë,
Plag e tij s’mbyllet shpejt dhe barnat se shërojnë.

(Ref.) Kur vjen behari dhe qershitë,
Vajzat e bukura,
Faqet pa puthura,
Andej këtej kërkojnë miqtë,
Duan të lòzinë,
Të qèshinë.

Zemrat hapen atë çast,
Dhe me gas,
I nagas,
Dashurinë të këndojnë,
Vajza djem, gjithë tok dhe buzët të bashkojnë.

Gjoks i çelur kundërmon,
Dëshiron,
Dhe kërkon,
Të puthet me dashurinë,
Jashtë do të dalë se për pak i pëlcet gjinë.

(Ref.) Kur vjen behari dhe qershitë,
…………
…………


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Vargje poetike: Për kopshtet.

 … Dhe kështu, foshnja-Jezu qëndroi,në gjunjë të nënës së dashur Mari,çdo lule ngriti kokën, Zotin vështroi,çdo yll, uli sytë dhe pa në tokë, Perëndinë-Njeri …G. K. Chesterton(1874-1936)*“Pemët filluan të pëshpërisnin, ndërsa era filloi të pështjellohet,dhe atë mëngjes të egër të marsit, dëgjova, sesi shpirti...

» MZ - Poezia: K. Kavafi, "Qirinjtë"

Konstandin Kavafi, lindi dhe vdiq në të njëjtin qytet, në Aleksandri të Egjiptit (1863 – 1933). Lindi dhe vdiq në të njëjtën ditë më 29 prill. Ishte fëmija i nëntë i Petro Kavafit, tregëtarit të madh të pambukut, në Egjipt i cili origjinonte në thellësi prej një familjeje të vjetër greke bizantine nga Kostandinopoja....

» BK/LA - Hist. e letrave shqipe: Petraq Kolevica, "Lasgushi më ka thënë, ..." (1.Kultura botërore)

Një ndër librat e veçantë të Petraq Kolevicës, i cili një pjesë të mirë të tyre, m'i ka dhënë me autograf, është dhe, “Lasgushi më ka thënë … (Shënime nga bisedat me Lasgush Poradecin)”,  v. 1992. Për P. Kolevicën nga Korça, ndonëse jemi breza të ndryshëm, ai më i vjetër dhe unë më i ri, ruaj një vlerësim...

» KE10/4 - Gjenealogji - Muzika: Fragment nga gjenealogjia e Tefta Tashko Koços.

Duke ndjekur linjat e femrave, gjenealogjia e këngëtares shqiptare ndoshta më të madhe për të gjitha kohërat, Tefta Tashko Koços, para saj, del  e ndërthurur me atë të familjeve të tjera të vjetra korçare si dhe futet në thellësi edhe të paktën pesë breza të tjera, duke arritur kështu, deri aty nga mesi  i viteve 1700.  ...

» MZ - Poezia: Molusku i shtëpise sime.

 Pasi prej magmës, brëndësisë më të parë, qindra miliona vjet më parë, shkëmbinjtë e murrmë, ultrabazikë, shpërthyen në sipërfaqe për të dalë, për të krijuar male, si mali që qyteti ynë mban mbi krahë, këtu, rrëzë sipërfaqeve të tyre, “lëkurë elefanti”, siç i cilëson, nobelisti poet, pati det.Jeta që brenda...

Share