Aforizma - Jorge Luis Borges

 

Gjithmonë paradisin e kam imagjinuar si një lloj biblioteke.
*
Si paradisi ashtu dhe feri më duken si shume, qoftë per të shpërblyer qoftë për të ndëshkuar. Veprimet e njerëzve nuk meritojnë as njërën as tjetrën.
*
Një përkthim asnjëherë nuk është besnik ndaj origjinalit.
*
Të biesh në dashuri, do të thotë të ndërtosh një lloj besimi ndaj një perëndie që një ditë, do të bjerë.
*
Asgjë nuk është ndërtuar mbi gur, të gjitha janë ndërtuar mbi rërë, por ne duhet të ndërtojmë, sikur ndërtojmë mbi gur.
*
Çapitem aq ngadalë, njësoj si dhe ai, që vjen së largu dhe që nuk pret, që të arrijë kurkund.
*
Të pranosh të panjohurat, do të thotë që, të gjitha gjërat të jenë të mundëshme, edhe Zoti edhe Trinia e Shënjtë. Bota që jetojmë është aq e çuditshme sa gjthçka mund të ndodhë dhe mund të mos ndodhë. Duke pranuar të pa njohurën, i jap mundësi vetes të jetoj në një botë më të madhe, më fantastike, në një lloj bote misterioze. Dhe kjo gjë, më bën që të jem më tolerant.
*
Kur vjen fundi, njeriu nuk ka më fantazi dhe imagjinatë, ka vetëm fjalë, fjalë.

 

FlashPedica(1)
KE1/29 - Loja me fugë

Fuga ishte një lodër e fëmijëve, që u zhduk aty rreth viteve ’70. Ka mundësi që emri fugë vjen prej latinishtes, që do të thotë ikën, lëviz, [me rrotullim]. Ajo ishte një objekt prej druri në formë konike, që në majë të konit, i ngulej një majë perone dhe që vihej në rrotullim prej një kordhoni. 
Në vartësi të konicitetit, fugat kishin edhe emërtimet. Kështu, për një raport të vogël ndërmjet lartësisë dhe bazës së konit, pra për një kon me bazë të hapur, fuga quhej tip, “tavë”, e kundërta quhej “ulliçkë”, etj.  
Cilësia e fugës varej: nga tornimi, nga lloji i drurit, nga tipi i mësipërm i fugës, nga saktësia centrike e majës, etj. Rrotullimi i fugës varej gjithashtu, nga aftësia e fëmijës për t’i ‘rënë fugës’, nga lloji i kordhonit, nga terreni ku binte e rrotullohej fuga, etj.
Mbi të gjitha cilësia e fugës varej nga qëndërzimi i majës. Kur ky bëhej i saktë, fuga rrotullohej aq qetë sa ‘flinte’, ndërsa kur qëndërzimi nuk goditej si duhej, fuga ‘hidhej’ ose ishte 'tartareckë'. Maja vendosej me kujdes duke ngulur një peronë të cilës i pritej koka me pencë dhe pastaj ‘haej’ në plloçë për rrumbullakim. Heqja e majës zakonisht bëhej në dorezat trokitse të portave, të cilat shërbenin si morsë.