| MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari |
Vjedhës është edhe ai, që gjykon pa të drejtë, falë dhuratave që merr. |
| KE1/34 - Kolovajzet |
Nuk mund të përcaktohet dot etimologjia e kësaj fjale. Ndoshta rrjedh nga fjala kolovit, që presupozon të lëvizurit, pa mundim që bën njeriu, fjalë kjo që përdoret shumë në zonën tonë si p.sh., kolovit me makinë, e kolovita në kurriz, etj. Mundet pra që fjala kolovajze që presupozon të rrëshqiturit pa mundim në akull, të lidhet me fjalën kolovit.
Kolovajze quhej një koridor i ngushtë akulli, i krijuar prej dëborës së ngjeshur dhe i fërkuar deri në shkëlqim, i cili krijonte mundësi që mbi të, të rrëshqisje lehtë. Kolovajzet ndërtoheshin në vënde të pjerta, gjë që jepte mundësi të shfrytëzoheshin dy forca, ajo e vrullit dhe ajo e gravitetit. Është kjo arsyeja që në Korçë, kolovajzet më të mira, krijoheshin në pjesët më të pjerrta të qytetit, në rruga që të çon sot për në varret e dëshmorëve dhe në paralelet e tjera rreth saj, sidomos pjesa që dikur quhej, ‘Qeroska’.
|
Qyteti ynë ka patur dy herë ora publike në trajtë godinash.
Përshkrimi i shek. 19-të për orën e parë. “Ora është e vendosur në një godinë të lartë dhe të ngushtë prej guri. Godina është ndërtuar më 1784, prej mjeshtrash ndërtimi malësorë nga veriu i vëndit, ndërsa këmbanën e orës, e cila peshon afërsisht 40 okë [rreth 50kg] e ngritën fqinjët tanë, voskopojarët. Ora që shohim sot (v.1888) është një riparim”.
Ndërkaq duhet thënë më saktë akoma se, ndërtimi i kësaj ore u investua prej rufetit të bakejve me anëtarë muslimanë në bashkëpunim vllazëror me zejtaro-tregtarët e Voskopojës. Ora u ngrit në oborrin e xhamisë së madhe, ajo ra dhe u zhduk përfundimisht, me tërmetin e 21 Majit të vitit 1960.
Ora e dytë publike është ajo që u ngrit në një kullë, në taracën e apartamentit përballë shkollës ‘Th. Gërmënji’, në vitet ’80. Kjo orë elektrike u projektua dhe u krijua në një formë origjinale prej mësuesit të fizikës në shkollën teknike Vangjush Dhamo. Ora në fjalë nuk punoi për shumë kohë.
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.