| MZ - Aforizmë: Nuçi D. Naçi prej Korçe |
| Korça është një nga më të bukurit, nga më të mbëdhenjëtë, e nga më të qytetëruarit, qytete të Shqipërisë. Korça duke patur shumë shtëpi, quhet qytet, edhe me qënë atdheu jynë, ku kemi lindur e jemi rritur, kemi nevojë ta dimë më mirë nga çdo vënd tjatër... (viti 1923, cituar këtu sipas morfologjisë së shqipes së asaj kohë) |
| KE1/34 - Kolovajzet |
Nuk mund të përcaktohet dot etimologjia e kësaj fjale. Ndoshta rrjedh nga fjala kolovit, që presupozon të lëvizurit, pa mundim që bën njeriu, fjalë kjo që përdoret shumë në zonën tonë si p.sh., kolovit me makinë, e kolovita në kurriz, etj. Mundet pra që fjala kolovajze që presupozon të rrëshqiturit pa mundim në akull, të lidhet me fjalën kolovit.
Kolovajze quhej një koridor i ngushtë akulli, i krijuar prej dëborës së ngjeshur dhe i fërkuar deri në shkëlqim, i cili krijonte mundësi që mbi të, të rrëshqisje lehtë. Kolovajzet ndërtoheshin në vënde të pjerta, gjë që jepte mundësi të shfrytëzoheshin dy forca, ajo e vrullit dhe ajo e gravitetit. Është kjo arsyeja që në Korçë, kolovajzet më të mira, krijoheshin në pjesët më të pjerrta të qytetit, në rruga që të çon sot për në varret e dëshmorëve dhe në paralelet e tjera rreth saj, sidomos pjesa që dikur quhej, ‘Qeroska’.
|
Një shëmbull i qartë i trashëgimisë gjenetike të aftësive muzikore, vërehet në familjen e kompozitorit Johan Sebastian Bach. Studimi i pemës gjenealogjike të tij, tregon se për një sërë brezash, aty konstatohen 57 muzikantë të talentuar, nga të cilët 20 prej tyre, janë të shquar. Një lidhje e lartë e trashëgimisë gjenetike me aftësitë muzikore, gjendet edhe tek familjet e Mozart-it dhe të Weber-it, madje edhe tek, familjet e Bethoven-it, Brahms-it, Schubert-it, Wagner-it, List-it. Gjithashtu, aftësitë në pikturë, konstatohen veçanërisht tek familja Ticiani, ku gjenden 9 piktorë të shquar, po ashtu edhe tek familjet e Rafael-it, e Durer-it dhe Moritz-it. Për më tepër, familja e njohur, Bernulli (njohur për ligjin e dinamikës së lëngjeve të quajtur ligji Bernulli, apo për ligjin e numurave të mëdhenj, Bernulli, etj.) shquhet për trashëgimi të aftësive në matematikë.
Këtu paraqitet një fragment nga gjenealogjia e e familjes së Johan Sebastian Bach.
Me ngjyrë të zezë, paraqiten indivdët me aftësi për muzikë dhe me ngjyrë të zezë, rrethuar me një rreth, paraqiten individët që shuhen në muzikë. J S. Bach, paraqitet me rreth të madh.
Nxjerrë prej: O. Schmeil
Der Mensch, fq.136
Heidelberg
1962
Përktheu: I. V. B.
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.