| MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari |
Papës së Romës ditën e parë që ulej në fronin papal i ndiznin përpara disa kashtëra dhe kardinali i thesh: Beatissimo Padre, I Nderuar Pater, kaq është kjo jetë dhe kaq është lavdia e kësaj bote, sa ky tym! |
| KE1/10 - Niko E. Çipi dhe libri i parë i shkruajtur ndonjëherë për tregtinë në shqip. |
N. Çipi ishte një intektual i talentuar, i viteve ‘20, jetoi vetëm 23 vjet (1905 – 1928), ishte profesor i kontabilitetit në liceun francez, për më tepër, edhe zëvëndës drejtor i Aneksit të Liceut. Me një jetë kaq të shkurtër dhe plot aktivitet, rrallë se gjen të dytë në vëndin tonë. Mësimet e pra i mori në Korçë, pastaj vazhdoi liceun francez, më pas kolezhin francez Sënt-Zhozef të Stambollit, pastaj Ecole Superieure de Comerce, diplomën e së cilës e mori më 1923 pra në moshën 18 vjet. Ishte organizator i bioskautizmit në Korçë dhe editor i revistës së asaj kohe ‘Gjyrmuesi’. Ishte autori i të parit libër profesional tregtie të shkruajtur ndonjëherë në gjuhën shqipe me titull, ‘Mësime tregëtie dhe llogarisie’. Në moshën 23 vjet u mbyt në liqenin e Shkodrës. Ja si flet për këtë njeri Sotir Papakristo në atë kohë drejtor i Liceut Francez: |
Piperka (Capsicum anum)
Korça është, ndër zonat që ka numrin më të madh të llojeve autoktone të specit, macrocarpa. Së pari përmëndim sojin Gogozhare, që në një përshkrim të vitit 1958 thuhej se fruti kish formën e domates, të shtypur, tul të trashë, të fortë, të shijshëm dhe se gjatë pjekjes kalonte ngjyrat nga jeshil në të kuqe. Një përshkrim tjetër i vitit 1971 shton se, bima ka trup të ulët 40 cm, të trashë me shumë degëzime, gjethe eliptike, fruti ka 6-8 segmente dhe 3 fole ose rrallë 4, pjekja është gj/vonëshme deri në e vonëshme. Një lloj tjetër piperke që gjendej dikur në Korçë (1958) ka qënë edhe e quajtura Skobuskë, me fruta të vegjël, të ëmbël, me lëkurë të fortë, të verdhë që kur piqej përskuqeshin, rezistent ndaj sëmundjeve. Përmëndet gjithashtu edhe e quajtura, Piperka e gjatë, e cila kish frut mesatarisht të gjatë konik, të verdhë dhe ekzistonte në dy lloje, djegëse dhe jo djegëse, me tul të hollë dhe bisht të shkurtër, si dhe një lloj tjetër për të cilën nuk thuhet asgjë veçse emri, Topçja.
Ndërkaq për piperkat për mbushje, përmënden dy lloje, Poçe e kuqe e cila konsiderohet si popullatë e Korçës, Bilishtit dhe Pogradecit dhe përshkruhet si, me bimë të lartë 80cm, kërcell të trashë, gjethe të mëdha, lule të bardha, frut të madh ose shumë të madh, formë prizmi, që në fillim ka ngjyrë të gjelbër, pastaj të verdhë, pastaj të kuqe, me 3-4 fole, tul të trashë, gj/vonshme, si dhe një soj tjetër, Poçe e verdhë e ngjashme me të parën por që ndryshon vetëm nga ngjyra. Ndërkaq përveç sojeve të mësipërme macrocarpa, zona jonë akoma edhe sot vazhdon të kultivojë pipekën djegëse shumë të vjetër microcarpa, të quajtur e Bukovës, ose Bukovkë, që ndonëse mund të jetë e introduktuar, kjo gjë duhet të ketë ndodhur shumë kohë më parë, aq sa tani ky soj, konsiderohet si i vëndit.
Së fundi, mund të themi se piperka tek ne, është një bimë ku duket qartë sesi sojet tradicionale të së cilës, vazhdojnë pjesërisht të kultivohen akoma.
Nxjerrë nga punimi me titull:
Erozioni gjenetik dhe mbijetesa e sojeve,
të bimëve bujqësore të traditës,
në zonën e Korçës.
94fq. 2011
Ilia V. Ballauri
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.