MZ - Aforizma: Nga filozofia amerikane. |
Një deklaratë e presidentit amerikan |
KE1/34 - Kolovajzet |
Nuk mund të përcaktohet dot etimologjia e kësaj fjale. Ndoshta rrjedh nga fjala kolovit, që presupozon të lëvizurit, pa mundim që bën njeriu, fjalë kjo që përdoret shumë në zonën tonë si p.sh., kolovit me makinë, e kolovita në kurriz, etj. Mundet pra që fjala kolovajze që presupozon të rrëshqiturit pa mundim në akull, të lidhet me fjalën kolovit.
Kolovajze quhej një koridor i ngushtë akulli, i krijuar prej dëborës së ngjeshur dhe i fërkuar deri në shkëlqim, i cili krijonte mundësi që mbi të, të rrëshqisje lehtë. Kolovajzet ndërtoheshin në vënde të pjerta, gjë që jepte mundësi të shfrytëzoheshin dy forca, ajo e vrullit dhe ajo e gravitetit. Është kjo arsyeja që në Korçë, kolovajzet më të mira, krijoheshin në pjesët më të pjerrta të qytetit, në rruga që të çon sot për në varret e dëshmorëve dhe në paralelet e tjera rreth saj, sidomos pjesa që dikur quhej, ‘Qeroska’.
|
Një ndër mënyrat e përgaritjes në Korçë të byrekut me mëlçi të bardha (mushkëri), është edhe kjo si më poshtë.
Përgatitja e gjellës, bëhet duke i zierë fillimisht mëlçitë, të prera në copa relativisht të vogla. Paralelisht bëhet edhe zierja e tre-katër kokëravë qepë të madhësisë mesatare. Mëlçitë e bardha zakonisht nuk duan shumë kohë të ziejnë. Pas zierjes ato lihen të ftohen, priten në copka më të vogla, përziehen me qepët e ziera por të grira si dhe me tre-katër vezë, kripë dhe piper të zi, sipas dëshirës.Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.