| MZ - Aforizmë: P.L. de Ayala |
Asy como la sombra nuestra vida se va, |
| KE1/29 - Loja me fugë |
Fuga ishte një lodër e fëmijëve, që u zhduk aty rreth viteve ’70. Ka mundësi që emri fugë vjen prej latinishtes, që do të thotë ikën, lëviz, [me rrotullim]. Ajo ishte një objekt prej druri në formë konike, që në majë të konit, i ngulej një majë perone dhe që vihej në rrotullim prej një kordhoni. |
Ushtarët francezë që u vendosën në krahinën e Korçës në këtë kohë, i përkisnin, Trupave ushtarake franceze të Orientit. Këto vareshin prej gjeneral Sarrail i cili e kish qëndrën në Selenik. Ja disa grupime ushtarake franceze dhe gjeografia e prejardhjes së tyre, që morën pjesë në veprimet ushtarake të zhvilluara në këtë kohë në krahinën tonë:
Batalioni i 5-të i gjuajtësve algjerianë, me komandant Millet.
Grupi i dy skuadrilieve gjuajtëse të Afrikës me kapiten Mousset (skuadrl.5-të) dhe kapiten Durant (skuadrl. 1-rë).
Batalioni indo-kinez i marshimit (Indokinë në atë kohë quhej, bashkësia e shteteve, Vietnam, Laos, Kamboxhia dhe Tailandë) me komandant Paponnet.
Batalioni i 20-të i senegalezëve me komandant Quinque.
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.