MZ - Aforizmë: Nuçi D. Naçi prej Korçe
Korça është një nga më të bukurit, nga më të mbëdhenjëtë, e nga më të qytetëruarit, qytete të Shqipërisë.
Korça duke patur shumë shtëpi, quhet qytet, edhe me qënë atdheu jynë, ku kemi lindur e jemi rritur, kemi nevojë ta dimë më mirë nga çdo vënd tjatër...

(viti 1923, cituar këtu sipas morfologjisë së shqipes së asaj kohë)
FlashPedica(1)
KE1/17 - Drutë e dimrit në Korçë
 Zona e Korçës ka dimër të gjatë dhe të fortë, që do të thotë se ambienti i shtëpisë, që të jetë komod, duhet me patjetër që të ngrohet mirë. Kjo gjë duhet bërë, prej Nëntorit e ngadonjëherë edhe më parë, d.m.th. në Tetor dhe deri në Prill, e ngadonjëherë edhe më vonë, deri në Maj.
Korça gjithmonë është ngrohur me dru dhe vetëm vitet e fundit ka filluar përdorimi i naftës dhe i rrymës elektrike, por edhe kjo, akoma është në fillim, ka hyrë në një masë të vogël. Disa vite, d.m.th. aty nga fillimi i viteve ‘80 tregtohej për djegje në shtëpi edhe qymyr guri.