Prespat përfshihen përbrenda këtyre koordinatave gjeografike, veri 41 gradë dhe 25 minuta, jugë 40 gradë dhe 40 minuta, në lindje 21 gradë dhe 16 minuta dhe në perëndim 20 gradë dhe 50 minuta dhe kanë sipërfaqe, Prespa e madhe 275.2 km2, ndërsa Prespa e vogël 50.7km2. Liqenet kanë konfiguracion të çrregullt. Gjatësi maksimale vijëdrejtë, nga pjesa më veriore e Prespës së madhe, në atë më jugore të Prespës së vogël, është rreth është 35km. Ndërsa, gjërësia maksimale vijëdrejtë, nga pjesa më lindore e Prespës së madhe, në atë më perëndimore të saj, është rreth 20km. Krahasuar me fushën e Korçës këto distanca përputhen në gjatësi ndërsa në gjërësi Prespat janë më të gjëra sesa fusha tonë. Gjërësia e tyre maksimale është thuajse e barabartë me dyfishin e gjërësisë së fushës së Korçës
Lartësia e Prespave, pra niveli sipërfaqësor i tyre, ndodhet 851.83m mbi nivelin e detit dhe kanë thellësinë maksimale 54m. Prej këtej del se fundi i liqenit është në nivelin 797.83m mbi nivelin e detit. Një nivel i tillë, pra i barabartë me sipërfaqen e liqeneve të Prespës, në Korçë arrihet në “Lëndina e Lotëve” (854m), ndërsa niveli analog me fundin e tyre, arrihet diku në rrjedhën e Devollit, pas Maliqit, në një meandrë pa arritur në Lozhan (797m). Me një fjalë, gjithë fusha e Korçës është nën nivelin e liqeneve të Prespave, ose ndryshe, Kinema Morava si lartësi (872m), bie mbi nivelin sipërfaqes së liqeneve të Prespës, ndërsa ish Uzina e Instrumentave (831m), është në një lartësi mbi nivelin e detit, që në analogji i bie të jetë, thuajse në mes thellësisë maksimale së liqeneve të Prespës.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE5/28 - Mbi kodrat në lindje mbi qytetin e Korçës.
Një përshkrim i fundit të shek të 19-të:“… Këto [kodra] kanë lartësinë deri 100m dhe janë, 1) kodra e “Shën Thanasit“, 2) kodra e “Vreshtave“ e cila është në vazhdim të të parës, 3) kodra e “Shënd ‘Ilisë“ që edhe kjo është vazhdim i të mëparshmes, 4) kodra e “Gërqeles“, që edhe kjo vazhdon pas të...
Një gidë turistike për Korçën, botim i viteve të fundit, 122 fq., 500 lek të reja ose, 5 euro.Përmban:gjeografi, histori, burimet natyrore, monumentet natyrore, popullsia, ekonomia,arkitektura, tradita, arti, itinerare të sugjeruara,informacion praktik, hotele, librari, monumente kulture, tradita e pikturës kishtare,karnavalet,...
Dikur në mes të Korçës, pikërisht përballë, aty ku është sot porta e bibliotekës së qytetit, në trotuar, (pra dikur, përballë portës së anëshme të kishës së Shën Gjergjit) ndodhej deri aty nga vitet ’60 një plep (latn. Populus nigra L.) jashtëzakonisht i madh. Plepi kish lartësinë rreth 15 – 20m (afrs. sa një godinë...
» KE7/11- 12 - Mali i Thatë dhe vargjet e Lasgush Poradecit, "Fryn veriu ..."
Mali i Thatë, quhet kështu mbasi me të vërtetë është i thatë. Prej tij nuk rrjedhin burime uji ose këto janë shumë të pakta dhe gjithashtu, nga ky masiv malor, nuk buron asnjë lumë a prrua që të ketë ujë, gjatë gjithë vitit. Mali i Thatë shtrihet në veri të Fushës së Korçës, një pjesë e tij vazhdon edhe matanë kufirit...
» KE2/30 - Gora dhe Mokra, një përshkrim i bërë para vitit 1830
Gora dhe Mokra, në veri kufizohen me Ohrin, në jugë me lumin e Devollit i cili i ndan këto krahina prej Oparit. Në lindje kufizohen me Korçën, dhe në perëndim me zonën e Elbasanit. Vëndi është malor dhe i frikshëm, nga ku me sa duket ka marrë edhe emrin, Gorë që sllavisht do të thotë mal. Ujrat e kësaj zone derdhen gjysmat...