Aforizma - Jorge Luis Borges |
Gjithmonë paradisin e kam imagjinuar si një lloj biblioteke.
*
Si paradisi ashtu dhe feri më duken si shume, qoftë per të shpërblyer qoftë për të ndëshkuar. Veprimet e njerëzve nuk meritojnë as njërën as tjetrën.
*
Një përkthim asnjëherë nuk është besnik ndaj origjinalit.
*
Të biesh në dashuri, do të thotë të ndërtosh një lloj besimi ndaj një perëndie që një ditë, do të bjerë.
*
Asgjë nuk është ndërtuar mbi gur, të gjitha janë ndërtuar mbi rërë, por ne duhet të ndërtojmë, sikur ndërtojmë mbi gur.
*
Çapitem aq ngadalë, njësoj si dhe ai, që vjen së largu dhe që nuk pret, që të arrijë kurkund.
*
Të pranosh të panjohurat, do të thotë që, të gjitha gjërat të jenë të mundëshme, edhe Zoti edhe Trinia e Shënjtë. Bota që jetojmë është aq e çuditshme sa gjthçka mund të ndodhë dhe mund të mos ndodhë. Duke pranuar të pa njohurën, i jap mundësi vetes të jetoj në një botë më të madhe, më fantastike, në një lloj bote misterioze. Dhe kjo gjë, më bën që të jem më tolerant.
*
Kur vjen fundi, njeriu nuk ka më fantazi dhe imagjinatë, ka vetëm fjalë, fjalë.
|
Poezi - pjesë nga Sofokliu, Akriloku dhe Anakreonti, zgjodhi dhe i shqipëroi, Ilia V. Ballauri, reciton Nonda Kajno.
Sofokliu,
Antigoni vrg.780-800.
Eros që kurrë nuk mundesh,
që kurr nuk qetsohesh,
Ti që shigjeta derdh rebesh,
dhe shigjetë s’të shkon huq,
ndez, vë zjarr, bën faqet prush të kuq,
Ti që triumfon mbi pasurinë,
që ve në lojë varfërinë,
Ti që dete kapërxen, kalon,
që malësitë pa anë і përshkon,
Ti që s’të shpëtojnë dot as perënditë,
dhe njerëzit, oh ata,
prej teje nuk shpëtojnë dot as një ditë,
Ti që jetën e trishtuar,
e shndëron, në lule plot aroma zbukuruar,
Ti që mendimin dhe logjikën, tutje zbon,
Ti që në fron të perëndeshës Afërditë, vigjëlon,
Ti je krijesa më e pa mposhtur që perëndia,
ndonjëherë blatoj,
dhe krijoj.
Arkiloku,
shek.VII-të, para Kr.
Eros і egër, hyrë!
Brenda gjoksit,
të fryrë,
Zemrën ma lexo!
Shikimin ma verbo!
Qetësinë shpirtit,
і harro!
Anakreonti,
shek.VI-të dhe V-të, para Kr.
Më sill verë dhe ujë më sill,
Kurrora lulesh mbi kokë më ver,
Luftën të filloj menjëher’,
Me Erosin sot dua sherr!
Rrëmbimi i shpirtit, 1895
William Adolphe Buogereau
Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.