Sipas të dhënave zyrtare më 1967 tek ne ekzistonin këto, gazeta dhe revista periodike:
Zëri i Popullit, gazetë e përditsh. botim i Kom. Qëndr. PPSH. Qarkullimi ditor me 86,000 kopje.
Bashkimi, gazetë e përditsh. botim i Fronti Demokratik. Qarkullimi ditor, me 20,000 kopje.
Puna , gazetë e përditsh. botim i Kësh. Qëndr. Bashk. Profesionale. Qarkullimi ditor me 18,000 kopje.
Zëri i Rinisë, gazetë qarkullonte dy herë në javë. botim i Kom. Qëndr. Bashk. i Rinisë Punës Shqipërisë. Qarkullimi ditor me 36,000 kopje.
Jeta e Re, gazetë, botim i Kom. i Partisë Shkodër.
Pararoja, gazetë, botim i Kom. Partisë Korçë.
Adriatiku, gazetë, botim i Kom. Partisë Durrës.
Arsimi Popullor, revistë, botim i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës.
Bujqësia Socialiste, revistë, botim i Ministrisë së Bujqësisë.
Buletin i Shkencave Bujqësore, revistë shkencore, botim i Institutit të Lartë Bujqësor Kamëz.
Drita, gazetë javore, botim i Lidhjes së shkrimtarëve dhe Artistëve.
Fatosi, revistë për fëmijë, botim i Kom. Qëndr. Bashk. Rinisë Punës Shqipërisë (BRPSH).
Hosteni, revistë satiriko – humoristike, botim i Lidhjes së gazetarëve.
Kultura Popullore, revistë, botim i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës.
Luftëtari, gazetë javore, Botim i Ministrisë së Mbrojtjes.
Mësuesi, gazetë javore, botim i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës.
Nëntori, revistë, botim i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.
Pionieri, gazetë dhe më pas revistë, botim i Kom. Qëndr. i BRPSH.
Rruga e Partisë, revistë, botim i Kom. Qëndr. i Partisë së Punës Shqipërisë.
Shqiptarja e Re, revistë, dilte dhe në gjuhë të huaja, botim i Organizatës së Gruas Shqiptare, si dhe i Komitetit për Lidhjet me jashtë.
Sporti Popullor, gazetë, botohej nga Këshilli Qëndr. i Federatës së sporteve, të Shqipërisë.
Teknika, revistë, botohej nga Ministria e Bujqësisë.
Tregtija Popullore, revistë, botim i Ministrisë së Tregtisë.
Ylli, revistë, botim i Komitetit Qëndror të PPSH.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» BK/SHJT - Pazari i dikurshëm i plaçkave në Korçë.
“Pazari i plaçkave”Skicë.Ka qënë dikur, në vitet ’40, ’50, dhe ’60, një pazar tepër i veçantë në Korçë (që ndofta mund të ketë qënë edhe gjetkë) që thirrej a quhej, prej popullit ashtu thjesht, “Pazari i plaçkave” dhe që zhvillohej ditën e shtunë.Ky pazar që shtrohej rrugicave të pazarit të vjetër të...
Zona e Korçës ka dimër të gjatë dhe të fortë, që do të thotë se ambienti i shtëpisë, që të jetë komod, duhet me patjetër që të ngrohet mirë. Kjo gjë duhet bërë, prej Nëntorit e ngadonjëherë edhe më parë, d.m.th. në Tetor dhe deri në Prill, e ngadonjëherë edhe më vonë, deri në Maj. Korça gjithmonë është...
(Latn. Hirudo medicinalis), janë shushunja që pijnë gjakun (hematophagous). Nga ana zoologjike, janë krimba annelide (unazore), hermaphrodite (dyseksore), me 34 segmente.Piavicat që pijnë gjakun kapen pas prehës së tyre dhe me gojën si venduzë që përbëhet prej gjashtë segmenteve, kryejnë thithjen e gjakut. Studimet tregojnë se,...
» KE8/10- N. Bulka përshkruan strukturën socale të Korçës në v. 30 bazuar ... tek biletat e kinemasë.
Cila ishte struktura shoqërore e qytetit tonë në periudhën ndërmjet dy luftërave?Këtë na i thotë shumë bukur Nonda Bulka, në një artikull të tij me titull: Në “Kinema me publikun”, tek “Gazeta e Korçës”, 23 dhjetor 1933. (Nxjerrë nga libri i A. Gjergjit, “Mënyra e jetesës në shek. XIII – XX”).Shënim: Për të...