Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre. Të tjerët, të përzierë atje, qëndrojnë të ngulur në kor vetëm për numër. Në jetë pra, rrojnë vetëm të gjallët e vërtetë.
Meneandri, sipas Stobeut, tek Antologjia, 121, 11 Shek. IV para Kr.
filozofi të ndryshme, mbi kuptimin e thelbit të jetës.
Në fillim të shek. të 18-të, aty nga vitet ’720 - ’730, një murg nga Voskopoja і quajtur Nektar Tërpo, tepër і ngritur, і cili me sa duket jetën e tij e kaloi fillimisht në Voskopojë e pastaj nëpër një sërë manastiresh si, ai і Skitit të Shën Anas (Mali і Shënjtë), і Shën Naumit (Liqeni і Ohrit), і Shën Prodhromit (Voskopojë), і Ardenicës (Fier), e që duhet të ketë përfunduar në Venecie, ku edhe mund të ketë vdekur, ka shkrojtur në greqisht një vepër mbi besimin kristian të titulluar, “Besimi”, ku paraqet një nivel dijesh, kulturë filozofike në përgjithësi dhe teologjike në veçanti që është për tu admiruar.
Mendohet se kjo vepër (së bashku me veprën e R. Ferreas) është një nga më të shkëlqyerat ndër të gjitha veprat iluministe, të shkrojtura në greqishten e re.
Ndër shumë shëmbuj të përmëndur prej Nektar Tërpos në këtë vepër, lidhur me kotësinë e pasioneve të pangopura të njeriut në jetë, ai sjell edhe këtë shëmbull të mëposhtëm të nxjerrë prej tij, nga filozofia e popullit të madh të Egjiptit të lashtë, për thelbin e jetës.
... Egjiptianët kur argëtoheshin dhe shtroheshin në të ngrëna, mbanin përpara një dru të gdhendur në formën e njeriut të vdekur dhe njëkohësisht varnin sipër tryezës së festës, një fre kali.
Kur argëtimi merrte zjarr njëri prej argëtuesve me zë të lartë thërriste:
“Shikoni! Shikoni! (dhe tregonte të vdekurin), edhe ne (dhe shkulte rrobat e trupit) kështu kemi për të vdekur! Përmbani pasionet e trupit dhe të gjuhës, ashtu si mbajmë kalin për freri…”
*
Gaius Petronius Arbiter (afrs. 27- 66 pas Krishtit) ish një oborrtar i perandorit të njohur romak Neron, që dogji Romën. Petronius mendohet se ka shkruajtur veprën satirike tepër të lexuar në shekuj, “Satirikon”, (madje të vënë në skenë edhe prej Federiko Felinit) ku ndër të tjera përmënd edhe këtë shëmbëll të mëposhtëm, (që përngjet me të mësipërmin), për të argumentuar thelbin e jetës, por tashmë në një kuptim tjetër, sipas filozofisë romake. Le ta dëgjojmë.
… Pas pak na sollën amforat e verës, të mbyllura dhe të vulosura mirë në grykë, me gips.
Etiketat që ato kishin të lidhura dhe të varura këtyre grykave, shkruanin: Verë njëqindvjeçare Falerno prej vreshtit të Opimiut.
Teksa lexuam këto etiketa, Trimalku i ra dorës dhe tha:
“ Shikoni, vera jetokërka më tepër sesa njeriu i mjerë. Ejani të pimë dhe të kërcejmë. Vera është jetë. Po ju hedh verë të mirë e cila është që në kohën e Opimiut. Dje, ndonëse kisha të ftuar mjaft të dëgjuar dhe të shquar, atyre ju hodha verë të një cilësie më të ulët.”
Dhe teksa hanim dhe pinim duke shijuar bollëkun, një skllav solli një skelet njeriu prej argjëndi të bërë në atë mënyrë që gjymtyrët dhe shtylla vertebrore e tij përkuleshin dhe ktheheshin në çdo drejtim. Skllavi e lëvizi skeletin disa herë mbi tryezë dhe ky grumbull i lëvizshëm kockash, formoi lloj-lloj figurash të cilat në bënë përshtypje. Në këtë çast Trimalku tha:
“Mjerë ne! Asgjë nuk qënka njeriu i varfër. Kështu do të bëhemi të gjithë kur të shkojmë në botën e të vdekurve. Jetoni pra, për sa kohë jeni mirë!”…
Përgatiti. Ilia V. Ballauri
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» MZ- Aforizma: Nga filozofia amerikane (vazhdim).
Të katër liritë“ … Në ditët që do të vijnë, tek të cilat ne kërkojmë të kemi sigurinë, duhet të mendojmë për një botë të themeluar mbi bazën e katër lirive thelbësore të njerëzimit.E para, liria e fjalës dhe e shprehjes – kudo në botë.E dyta, liria për çdo njeri, që të adhurojë Zotin sipas mënyrës së vet...
» MZ - Filozofi :Pitagoristi Periktion dhe përcaktimi i tij për filozofinë, sh. e natyrës dhe muzikën.
... E pra, gjeometria dhe arithmetika, si dhe dijet e tjera teorike dhe shkencore merren me disa gjëra (objekte studimi), ndërsa filozofia trajton të gjitha llojet e objekteve, mbasi filozofia lidhet me të gjitha objektet, në të njëjtën mënyrë si lidhet të pamit, me të gjitha pamjet dhe të dëgjuarit, me të gjitha dëgjimet. Nga...
Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri.*Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.*Akoma edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.*Ai që mbrohet edhe...
» MZ - Morali - Mbi natyrën e Dashurisë, sipas Plutarkut.
Dashuria nuk lindën papritur, nuk lindën menjëherë, siç ndodh me inatin dhe as nuk shkon shpejt, pa ç’ka se për të thonë se ka krahë.Ajo ndizet butësisht dhe pastaj nëpërmjet aftësisë shkrirëse që ka, hapën rrugën e vet të depërtimit, thellë e më thellë. Kur arrin që përfshin gjithë shpirtin ajo qëndron kështu,...
» MZ - Nga filozofia e lashtë kineze dhe japoneze:grimca.
Në këtë botë,ajo ç'ka vyshket dhe, së jashtmi, shenja vyshkjeje nuk jep, është zemra, zemra e njeriut.*Dikur, një murg pyeti:“Ku banon mendimi?”Mësuesi i vet, iu përgjegj atij: “Mendimi banon, atje ku nuk ka banesë” “Ç’kupton me, - atje ku nuk ka banesë?- ” “Përderisa mendimi nuk banon diku, themi se banon atje ku...