Fjala kambizëm vjen prej italishtes, cambiare = me këmbye, këmbej, pra kambizmi është veprimi financiar që lidhet me këmbimin (angl. exchange) e një monedhe me një tjetër.
Në fund të shekullit të 19-të e fillim të shek. të 20-të, para rënies së perandorisë osmane, në Korçë falë zhvillimit ekonomik të qytetit si edhe të emigracionit, kryesisht në Misir dhe Rumani, qarkullonin, një sërë monedhash: lira floriri, mexhite argjëndi dhe groshë bakri. Veç këtyre qarkullonin pastaj edhe çeqe bankare, urdhëra pagese, kambiale dhe bankënota të dërguara këtu, prej mërgimtarëve korçarë, në franga franceze ose në lira angleze.
Këmbimi i këtij mozaiku vlerash nga njëra në tjetrën, kuptohet kërkonte edhe një treg valutor. Në këtë kohë (1911) në Korçë, figurojnë të paktën gjashtë banka private, të njohura jo vetëm në Korçë por edhe gjetkë, deri në Stamboll, zyrtare, të ligjshme, të themeluara nga gjashtë familje të vjetra korçare.
Këmbimi bëhej në këto banka. Bankierët në fjalë ishin në kontakt me vlerat e monedhave në Stamboll dhe, qarqet e këtushme financiare njiheshin, me vlerat e monedhave në Paris dhe në Londër. Pra bankierët e Korçës me aq sa u jepej mundësia ishin në korrent, pra azhurnoheshin me gjëndjen apo lëkundjet financiare monetare në Evropë.
Lidhja e Korçës, me rrjetin ndërkombëtar monetar, bëhej me telegraf nëpërmjet bankave të Selenikut. Kjo gjë u jepte mundësi kambistëve – bankierë pastaj, të bënin llogaritë dhe të zgjidhnin kështu edhe mënyrën më të leverdisshme të këmbimit.
Më 1908, sipas të dhënave, një monedhë 20 frangëshe këmbehej me 93 groshë, ndërsa një lirë me 107 groshë. Sipas një bankieri - kambist të kohës, një 20 frangëshe nuk kish kuptim ta këmbeje, në qoftë se prej saj nuk fitoje 21 franga, pra gjatë një kambizmi të tillë, kishe fitim po qe se një 20 frangëshe e merrje për 87 groshë dhe jo për 93 groshë.
Gjithashtu, një tjetër bankier - kambist po në vitin 1908, humbi dhe ankohej se këmbimin nga lira flori në groshë, e bëri duke dhënë një lirë floriri për 109,687, në vënd që ta jepte për 109, 875 groshë.
Ndoshta shumë nuk e dinë por, është e sigurtë se Korça në atë kohë, kish njerëz shumë të aftë në çështjet e kambizmit dhe të përllogaritjeve financiare. Shumë pasardhës të bankierëve - kambistë të asaj kohe edhe pas disa brezash, nxorën në Korçë, fëmijë tepër të zotë në matematikë.
Përgatiti, Ilia V. Ballauri
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE4/34 - Qëndra të vjetra tregtare në Korçë, që dikur kanë ekzistuar dhe që sot janë zhdukur.
Bezesteni.Në Korçë në mes të shek. 19-të ka patur një të tillë, i cili duket se ka qënë diku në pazar, por që me saktësi nuk dihet se ku. Sidoqoftë, më 1887 përmëndet akoma në gjuhën e përditshme të popullit të qytetit si pikë referimi, kur thuhej, “tek bezesteni”. Kjo fjalë turke, me origjinë persiane bezzazistan,...
» KE9/13 - Mbi rrrugën e gjatë të përfitimit të një profesioni (zanati) në kohët e pushtimit turk.
(Shënim: Për hartimin e këtij hulumtimi jemi bazuar kryesisht tek bot. „Esnafet Shqiptare“ aut. Z. Shkodra. Akad. Shkenc. Shqipërisë, 1973, fq.89 - 106.)Përfitimi dhe ushtrimi i një profesioni, i një mjeshtërie të caktuar, apo një zanati, më parë, në kohën e pushtimit turk por edhe më pas, deri aty nga mesi i shekullit të 20...
» BK/SHJT - Pazari i dikurshëm i plaçkave në Korçë.
“Pazari i plaçkave”Skicë.Ka qënë dikur, në vitet ’40, ’50, dhe ’60, një pazar tepër i veçantë në Korçë (që ndofta mund të ketë qënë edhe gjetkë) që thirrej a quhej, prej popullit ashtu thjesht, “Pazari i plaçkave” dhe që zhvillohej ditën e shtunë.Ky pazar që shtrohej rrugicave të pazarit të vjetër të...
» KE1/10 - Niko E. Çipi dhe libri i parë i shkruajtur ndonjëherë për tregtinë në shqip.
N. Çipi ishte një intektual i talentuar, i viteve ‘20, jetoi vetëm 23 vjet (1905 – 1928), ishte profesor i kontabilitetit në liceun francez, për më tepër, edhe zëvëndës drejtor i Aneksit të Liceut. Me një jetë kaq të shkurtër dhe plot aktivitet, rrallë se gjen të dytë në vëndin tonë. Mësimet e pra i mori në Korçë,...
» KE10/5 - Mbi vlerën e disa artikujve ushqimorë, në vitet 1600 - 1700 dhe krahasimet me kohët e sotme
Duke ditur vlerën e një sërë artikujve ushqimorë kryesorë të konsumit të përditshëm, (të quajtura sot, si “artikuj të shportës”), duke ditur se edhe të ardhurat mesatare të një zanaçiu fillestar, të rëndomtë, (kallfe), ishin në ato kohë rreth 3-4 aspra (apo akçe) në ditë, ndërsa për një usta 10 aspra, a diçka...