| MZ - Aforizmë: Nuçi D. Naçi prej Korçe |
| Korça është një nga më të bukurit, nga më të mbëdhenjëtë, e nga më të qytetëruarit, qytete të Shqipërisë. Korça duke patur shumë shtëpi, quhet qytet, edhe me qënë atdheu jynë, ku kemi lindur e jemi rritur, kemi nevojë ta dimë më mirë nga çdo vënd tjatër... (viti 1923, cituar këtu sipas morfologjisë së shqipes së asaj kohë) |
Një ndër mënyrat e përgaritjes në Korçë të byrekut me mëlçi të bardha (mushkëri), është edhe kjo si më poshtë.
Përgatitja e gjellës, bëhet duke i zierë fillimisht mëlçitë, të prera në copa relativisht të vogla. Paralelisht bëhet edhe zierja e tre-katër kokëravë qepë të madhësisë mesatare. Mëlçitë e bardha zakonisht nuk duan shumë kohë të ziejnë. Pas zierjes ato lihen të ftohen, priten në copka më të vogla, përziehen me qepët e ziera por të grira si dhe me tre-katër vezë, kripë dhe piper të zi, sipas dëshirës.| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.