MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari |
Vjedhës është edhe ai, që gjykon pa të drejtë, falë dhuratave që merr. |
… Shkolla duhet të jetë kudo, në çdo qytet, në çdo fshat, ambienti më i bukur, më i këndshëm dhe më i dashur për fëmijët, madje ajo duhet të jetë aq e bukur, e mirë dhe e dëshirueshme prej tyre sa, kur të ndëshkohen fëmijët e padisiplinuar, ndëshkimi për ta të jetë, ndalimi apo privimi prej saj, d.m. th. ditën tjetër, fëmijët e padisiplinuar, të mos lejohen të hyjnë në shkollë …
* * *
… Në qoftë se tek hani drekë diku, ju ndodh që të takoni një njeri që, gjithë jetën e vet ka punuar për të edukuar vetveten, - diçka e rrallë kjo për kohët tona, por pavarësisht, them sikur rastësisht të takoni një të tillë njeri, - do të shihnit se në fund, do të largoheshit prej tavolinës më të pasur dhe gjithashtu të ndërgjegjshëm se një ideal i lartë ju ka kapur për një çast, madje dhe iu ka shenjtëruar edhe ditët tuaja. Por, oh i dashur, po qe se do të kini pranë dikë që gjithë jetën e vet ka punuar për të edukuar të tjerët, atëhere do të shihni se ç’ndodh! Do të shihni se sa gjë e lodhëshme që është gjatë diskutimit, mos përputhja apo ndarja, mes opinioneve, tuaja.
Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.