| Aforizma: Nga filozofia e lashtë, për shkrimin dhe leximin. |
Shfrytëzoje kohën, duke përmirësuar vetveten, nëpërmjet atyre ç’ka të tjerët kanë shkruajtur. Kjo do të thotë që të mbërrish lehtë, atje ku të të tjerët, kanë mbërritur duke punuar shumë.
Sokrati
*
Quhet se një shkrim të pëlqen, atëhere kur të pëlqen edhe pasi e ke lexuar dhjetë herë. Horaci
*
Për të shkruajtur mirë, shprehe vetveten si një njeri i zakonshëm dhe mendo si një njeri i zgjuar. Aristoteli
*
Mëndjen duhet ta përformojmë, duke lexuar në thellësi dhe jo në gjërësi. Quintilian
*
Ai që nuk lexohet, konsiderohet sikur nuk ka shkruar gjë. Marciali
*
Krehjet e shumta të një shkrimi, e dobësojnë më tepër atë, sesa e përmirësojnë. Plini (i Ri)
|
Vargje te lashta erotike te koheve te faraoneve te Egjiptit.
Nxjerre nga vellimi me titull, "Vargje te lashta", Liriko - erotike, 211fq. me figura.
Pergatiti: shqiperimin, komentet, shenimet dhe kompozicionin, Ilia V. Ballauri
Botuese UEGEN, 2010. Tirane:
Ne kete antologji me vargje lirike dhe erotike nga bota e lashtë, perfshihen:
Egjipti i Faraonëve, (Papirus Harris, Papirus Turin, Papirus Chester Beaty, etj.)
Maorë të Spanjës dhe Afrikës veriperëndimore (‘Kopshti i përkëdheljeve’)
India Sanskrite, (Bartrihari, Dadini, Narmakirti, Lakshmintar, Panini, etj.)
Koha e perandorëve kinezë, (Li Bo, Bai Ju Yi, Wang Wei, Lo Yin, etj.)
Koha e perandorëve japonezë, (Antologjia Kokinshu:‘Vargje të shkrojtura në ujë’,Ono no Komachi, Shei Shanagun: ‘Libri i jastëkut’)
1
Shega e kopshtit, tregon, pëshpërit:
Si farëzat e mia, ç’do dhëmb i shndrit,
dy gjinj të ngritur, të bukur, gjinjshegë,
keq t’i këputësh, më keq, t’i lesh në degë!
2
Shega e kopshtit, flet e flet plot maraz:
Nën hijen time, fshihen gjith gaz,
qeshin lodrojnë, dashuri përthithur,
të dehur, ver’ shege, pijn’ të uritur.
3
Shega e kopshtit, flet, thërret e ankohet:
Kur vjen pastaj vjeshta, e gjethi rrëzohet,
largohen më lenë, me kokë mënjanë,
dhe pres, të ik’ koha, një vit i paanë.
4
Shega e kopshtit, flet dhe krenohet:
Ta din’ se me shegën kurkush s’krahasohet,
jam mbret dhe në kopsht, njësh më thërresin,
lulkuqet e shegës, çelin, stina nuk presin.
5
Shega e kopshtit, flet fort e hidhëruar:
Strehë nesër do duan, për tu dashuruar,
Por ta din’, se gojën do hap dhe do flas,
“Po puthen, po puthen!” fort do thërras.
Shqiperoi: Ilia V. Ballauri ©
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.