Zona e Korçës ka dimër të gjatë dhe të fortë, që do të thotë se ambienti i shtëpisë, që të jetë komod, duhet me patjetër që të ngrohet mirë. Kjo gjë duhet bërë, prej Nëntorit e ngadonjëherë edhe më parë, d.m.th. në Tetor dhe deri në Prill, e ngadonjëherë edhe më vonë, deri në Maj. Korça gjithmonë është ngrohur me dru dhe vetëm vitet e fundit ka filluar përdorimi i naftës dhe i rrymës elektrike, por edhe kjo, akoma është në fillim, ka hyrë në një masë të vogël. Disa vite, d.m.th. aty nga fillimi i viteve ‘80 tregtohej për djegje në shtëpi edhe qymyr guri. Drutë, në fillim vinin në qytet zakonisht prej pyjeve të fshatrave për rreth si, Arzë, Bradvicë, Lavdar, etj. më pas prej Bishnice (Pogradec) Leskoviku, etj. dhe akoma më vonë edhe prej Përmeti madje edhe prej Librazhdi (Stravaj e Qariashtë). Transporti i tyre në fillim bëhej me kuaj, mushka dhe gomerë. Masa e matjes në këtë rast ishte, ‘barra’. Një barrë dru, desh të thesh një ngarkesë normale që mbante një kafshë. Kjo masë kish një farë subjektiviteti sepse, drutë që viheshin në radhë në të dy anët e kafshës, mund të ishin të rrallë ose të ngjeshur. Sa më të shtrembër të ishin drutë aq më problematike ishte vërtetësia e përmasës së barrës. (Prej këtej rrjedh edhe shprehja: një dru i shtrembër e prish gjithë barën). Më pas, drutë filluan të maten me metër kub dhe transporti i tyre bëhej me karroca ndërsa më pas akoma, me futjen e sharrave elektrike, ato tregtoheshin edhe të prera dhe ndaheshin me makina të cilat kishin në karroceritë e tyre, kube matse. Drutë me barrë, shiteshin në formë private në i quajturi, ‘pazar i druve’. Korça ka patur disa të tilla, që ndronin vënd nga koha në kohë. Një prej tyre ka qënë për një periudhë edhe ai që zhvillohej në sheshi përpara Mitropolisë. Fillimisht drutë shiteshin, ‘të pa prera’ d.m.th të gjata dhe priteshin pastaj prej druvarëve. Këta ishin vëndas por edhe të ardhur, sidomos prej malësie. Këta të fundit kryenin si mund të themi një emigracion sezonal brenda vëndit, mbasi vinin për muajt e dimrit në Korçë prej malësive të thella të Tropojës, Kuksit, Peshkopisë, etj. Dalloheshin për nga veshjet e tyre tradicionale malësore, qeleshja dhe sidomos nga e thirrura e tyre, ‘dru me pre!!’.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE9/13 - Mbi rrrugën e gjatë të përfitimit të një profesioni (zanati) në kohët e pushtimit turk.
(Shënim: Për hartimin e këtij hulumtimi jemi bazuar kryesisht tek bot. „Esnafet Shqiptare“ aut. Z. Shkodra. Akad. Shkenc. Shqipërisë, 1973, fq.89 - 106.)Përfitimi dhe ushtrimi i një profesioni, i një mjeshtërie të caktuar, apo një zanati, më parë, në kohën e pushtimit turk por edhe më pas, deri aty nga mesi i shekullit të 20...
» KE2/8 - Mbi ndalimin e frekuentimit të hamamit të Korçës prej grave, më 1826.
Korça ka patur dikur hamam. Fjala hamam nuk është turke por është arabe (arb. hmm = ngrohtë) dhe nënkupton, një lloj banje të veçantë orientale, ku përdoret ujë dhe avull i ngrohtë, banjë kjo që, ka ngjashmëri me saunën finlandeze.Korça ka patur hamam qysh herët dhe fillimisht një i tillë u ndërtua prej Iljaz Bej Mirahorit,...
» KE8/16 - Lagështia mesatare vjetore e ajrit, në qarkun e Korçës.
Lagështia relative mesatare e ajrit, ka të bëjë me sasinë e avujve të ujit, në një përzjerje ajër + avuj uji, d.m.th. me sasinë e avujve në ambjentin rrethues. Duhet thënë se lagështia relative nuk varet vetëm nga sasi e avujve të ujit në ajër por, edhe nga trysnia e tij dhe temperatura, pra kemi të bëjmë me një parametër...
Biçikletat Benotto, e fillojnë historinë e tyre që më 1931, kur edhe u bënë të famshme në gjithë botën. Kjo firmë u themelua në Torino prej një çiklisti 24 vjeçar, me famë botërore, të quajtur Giancinto Benotto.Firma Benotto, prodhoi biçikleta për njëzet vjet me rradhë në Evropë, madje fitoi edhe tre herë kampionin, si...
» BK/N - Meteorologji: Mbi mesataren vjetore të reshjeve, në qarkun e Korçës
Të dhënat për klimën e 50 vjetëve më parë, tregojnë gjëndjen e mëposhtme të reshjeve për qarkun e Korçës.Qarku i Korçës është më i thati në gjithë Shqipërinë. Sasia mesatare vjetore e reshjeve për zonën e Korçës është 722 mm, të Pogradecit është 765 mm dhe të Ersekës është 900 mm, ndërkohë kur, zona e Kuçit...