Korça dikur ka patur një lagje Varosh (Korça e vjetër rreth Mitropolisë) dhe një lagje tjetër të quajtur Katavarosh (kato = poshtë, Varoshit) që ishte dikur përballë Shën Mërisë dhe aty përreth ku ishte dikur, fabrika e këpucëve.
Fjala Varosh ka origjinë hungarezo – rumune dhe me këtë emër quheshin lagjet e para që ndërtoheshin, jashtë kalave. Pra Varosh = nën ose jashtë kështjellës. Ky term urbanistik u përhap në kohët e pushtimit osman thuajse në gjithë Ballkanin, për gjithë lagjet që ndërtoheshin përbri kalave.
Në këtë kuadër, lagjja Varosh e Korçës dhe ajo Katavarosh, janë indirekt edhe një dëshmi tjetër, më tepër, për ekzistencën tepër të hershme të një kalaje në Korçë. Në të kundërt, nuk ka sesi të merrte emrin Varosh, pra përbri kalasë, një lagje që do të mund të ndodhej, në një vënd që s‘kish kala.
E pra ato u ndërtuan duket, në të tilla pozicionime pra jashtë kalasë sonë, të dikurshme.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» BK/SHJT - Tregtia: Qershor 1697 - Voskopojë
Shumë është folur dhe shkrojtur për aktivitetn tregtar të voskopojarëve. Zakonisht përmenden tregtarë të mëdhenj, të suksesshëm dhe për ta përshkruhet se ç’përmasa kapitalesh arritën të venë duke sjellë këtu si shëmbull të padiskutuar shpesh, familjen e Sinave.Flitet dhe shkruhet gjithashtu, se ata punonin anë e kënd...
» BK/SHJT - Pazari i dikurshëm i plaçkave në Korçë.
“Pazari i plaçkave”Skicë.Ka qënë dikur, në vitet ’40, ’50, dhe ’60, një pazar tepër i veçantë në Korçë (që ndofta mund të ketë qënë edhe gjetkë) që thirrej a quhej, prej popullit ashtu thjesht, “Pazari i plaçkave” dhe që zhvillohej ditën e shtunë.Ky pazar që shtrohej rrugicave të pazarit të vjetër të...
» KE8/2 - Mbi monedhën e dikurshme turke, të quajtur akçe ose asprë.
Akçe ishte njësia monetare më e vogël e perandorisë osmane, për disa shekuj. Monedha në fjalë ishte e vogël dhe prej argjendi. Ajo filloi të qarkullojë aty nga viti 1328, gjatë sundimit të sulltanit Orhani (1326-1359) dhe vazhdoi deri në fund të shek. 17-të.
» KE2/30 - Gora dhe Mokra, një përshkrim i bërë para vitit 1830
Gora dhe Mokra, në veri kufizohen me Ohrin, në jugë me lumin e Devollit i cili i ndan këto krahina prej Oparit. Në lindje kufizohen me Korçën, dhe në perëndim me zonën e Elbasanit. Vëndi është malor dhe i frikshëm, nga ku me sa duket ka marrë edhe emrin, Gorë që sllavisht do të thotë mal. Ujrat e kësaj zone derdhen gjysmat...
Të thuash sot se, Korça ka patur dikur kala, duket si diçka e çuditshme, por të dhënat historike dëshmojnë se edhe Korça ka patur dikur të tillë.Sipas arshivave turke, defter-i icmal vilayet-i Goriçe ve, … maliyden mudevver, nr 231 fq.92, etj. përmëndur nga, S. Pulaha tek punimi i tij me titull, Pronësia feudale në tokat...