| MZ - Thomas Hobbes (1588 - 1679) |
Kur s'ka art dhe s'ka letra, nuk ka as edhe shoqëri të qytetëruar dhe ç'ka është edhe më e keqe se gjithçka, është se, në një shoqëri të tillë, ka vetëm frikë të vazhdueshme dhe rrezik për vdekje të tmerrshme, për më tepër, jeta e njeriut në atë rast, është e vetmuar, e varfër, e shëmtuar dhe e shkurtër. |
Grafiku në krah jep me një saktësi të pranueshme, lindjen dhe perëndimin e diellit, si dhe agimin dhe muzgun, madje edhe më tepër.Në të, në aksin horizontal janë vendosur të 12 muajt e vitit, ndërsa në aksin vertikal të 24 orët e ditës. Grafiku funksionon në këtë mënyrë.Le të marrim si shëmbull për ilustrim, dt.1 qershor.Agimi pra zbardhja e ditës do të fillojë rreth orës 5 dhe do të vazhdojë deri rreth orës 5.30. Ky çast konsiderohet ditë, gjë që k ështu vazhdon deri rreth orës 19.40, kur fillon edhe muzgu i mbrëmjes, pra të erret. Në orën 20, konsiderohet mbrëmje e cila vazhdon pastaj deri ditën e nesërme.Në grafik, pjesa e tij prej fundit të prillit deri në fund të tetorit, shihet që është e spostuar (ngrihet dhe pastaj ulet) 1 orë. Kjo pjesë pasqyron periudhën e ndërrimit të orës, gjë që aplikohet në Evropë për arsye ekonomike.Ndërkaq grafiku në fjalë jep mundësira edhe për llogaritje të tjera si, kohëzgjatjen, e natës, e ditës, e agimit dhe të muzgut.
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.