Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre. Të tjerët, të përzierë atje, qëndrojnë të ngulur në kor vetëm për numër. Në jetë pra, rrojnë vetëm të gjallët e vërtetë.
Meneandri, sipas Stobeut, tek Antologjia, 121, 11 Shek. IV para Kr.
Qershia është një nga mrekullitë e botës së bimëve.
Bukuria e kësaj peme qëndron tek të gjitha, tek fruti, tek lëngu, tek lulja, tek aroma, tek shija, tek ngjyra, tek druri i saj i çmuar, tek lëvorja e saj e argjëndtë, madje edhe fjala qershi është një ndër fjalët më të bukura që ka gjuha shqipe (mendoj unë). Për qershinë është shkruajtur vazhdimisht dhe në të gjitha kohërat. Japonezët mendojnë se qershitë e tyre (lat. Prunus serrulata) që ata i quajnë sakura, lulëzojnë më bukur se gjthçka mbi dhè. Ata magjepsen, dehen, nga lulëzimi i bekuar i kësaj peme, madje kopshte qershish që lulëzojnë në gjthë bukurinë e vet, diaspora japoneze ka ndërtuar gjithandej nëpër botë, në Australi, në Amerikë, në Brazil, në Gjermani, në Kanada madje edhe në Turqi.
Për qershinë është shkruar shumë në shekuj dhe kudo, megjithatë një ndër poezitë më të bukura për këtë pemë të veçantë, është ajo e Robert Graves, e titulluar Cherry – Time. Robert Graves (1895 – 1985), poet, novelist, përkthyes, studiues, klasicist, një ndër helenistët dhe mitologët më të shuqar të të gjitha kohërave, me një jetë krijuese shumë të pasur, i njohur si poet i përkryer veçanërisht për periudhën e luftës së parë botërore, na ka dhënë më 1918, edhe poezinë e bukur Cherry – Time, që në kohë pastaj u shoqërua me melodi dhe sot këndohet me dëshirë gjithandej. Më poshtë kam sjellë një shqipërimin tim të lirë (I.V.B.), bazuar tek vargjet e R. Graves.
Koha e Vjeljes së Qershisë
I
Qershitë e mbrëmjes jan’ më të pjekura,
se të mesditës në diell’ të mbledhura,
paçka se këto janë grumbulluar,
me fyell dhe duke kënduar.
Gëzuar të gjithëve gëzuar,
merrni qershi për t’i provuar,
jan’ gjith tul qershitë e mia,
t’i bëjnë buzët e mavia.
Por,
kush i ha kur hëna del,
çmëndesh thua: ky si s’u vel!
Aroma e qershisë të deh,
si në përrallë ndjehesh shpejt.
II
Qershitë që mblidhen natën,
mbushur vesë, kur s’ka vapë,
kanë një lëng që të mrekullon,
ëmbëlsi që të freskon.
Gëzuar të gjithëve gëzuar,
merrni qershi për t’i provuar,
jan’ gjith tul qershitë e mia,
t’i bëjnë buzët e mavia.
Por,
kush i ha kur hëna ndriçon,
çmëndesh thua: ky si s’pushon!
Aroma e qershisë të deh,
Si në përrallë ndodhesh krejt.
III
Tani,
kur t’iu thërres që t’iu kënaq,
mblidhuni të gjithë sa kaq,
mureve të kopshtit hipur,
lagur vesës,
për qershi si të uritur.
Gëzuar të gjithëve gëzuar,
merrni qershi për t’i provuar,
jan’ gjith tul qershitë e mia,
t’i bëjnë buzët e mavia.
Por,
po t’i hash kur janë gjith’ vesë,
çmëndesh thua, le të ha, pa le të vdes!
Aroma e qershisë të deh,
je në përrallë dhe më s’sheh.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» BK/LA - Hist. e letrave shqipe: Petraq Kolevica, "Lasgushi më ka thënë, ..." (1.Kultura botërore)
Një ndër librat e veçantë të Petraq Kolevicës, i cili një pjesë të mirë të tyre, m'i ka dhënë me autograf, është dhe, “Lasgushi më ka thënë … (Shënime nga bisedat me Lasgush Poradecin)”, v. 1992. Për P. Kolevicën nga Korça, ndonëse jemi breza të ndryshëm, ai më i vjetër dhe unë më i ri, ruaj një vlerësim...
» KE4/2 - Teksti i plotë i këngës korçare, që njihet me titullin, “Kur vjen behari çel qershia”
Kjo këngë kaq e vjetër dhe kaq e bukur, që njihet jo vetëm prej korçarëve por prej kujtdo, gjithandej, nuk ka këtë titull, por ka për titull vargun filozofik: “Dashuria është djallush”.Teksti i saj i mahnitshëm është thurur plot art prej L. Logorit, ndoshta në fillim të shek. 20-të. Dashuria është djallush nënkupton...
Vargje te lashta erotike te koheve te faraoneve te Egjiptit.Nxjerre nga vellimi me titull, "Vargje te lashta", Liriko - erotike, 211fq. me figura.Pergatiti: shqiperimin, komentet, shenimet dhe kompozicionin, Ilia V. BallauriBotuese UEGEN, 2010. Tirane:Ne kete antologji me vargje lirike dhe erotike nga bota e lashtë, perfshihen: Egjipti i...
Për poezinë e më poshtme, që duket se përshkohet nga një finesë ndjenjash, përveç dy inicileve, nuk kemi asnjë të dhënë për autorin e saj. Ajo gjendet e botuar në shtypin e Korçës të vitit 1927, “Kalendari, Korça 1927”, botuese Dhori Koti, Korçë. Riprodhimi i mëposhtëm është sjellë me arkaizmin tipik të kohës siç...
Shqipëroi: Ilia V. BallauriArkiloku, ishte nga ishulli і Parios-it që ndodhet në Cikladet dhe ndonëse nuk dihet e qartë sesa vjet jetoi, mendohet se ai ka jetuar në atë periudhë kur, në Azinë e Vogël në shek. VII-të para Kr., nën sundimin e mbretit të famshëm Giga lulëzonte mbretëria e lashtë e Lidisë. Për këtë periudhë...