| Aforizma - Jorge Luis Borges |
Gjithmonë paradisin e kam imagjinuar si një lloj biblioteke.
*
Si paradisi ashtu dhe feri më duken si shume, qoftë per të shpërblyer qoftë për të ndëshkuar. Veprimet e njerëzve nuk meritojnë as njërën as tjetrën.
*
Një përkthim asnjëherë nuk është besnik ndaj origjinalit.
*
Të biesh në dashuri, do të thotë të ndërtosh një lloj besimi ndaj një perëndie që një ditë, do të bjerë.
*
Asgjë nuk është ndërtuar mbi gur, të gjitha janë ndërtuar mbi rërë, por ne duhet të ndërtojmë, sikur ndërtojmë mbi gur.
*
Çapitem aq ngadalë, njësoj si dhe ai, që vjen së largu dhe që nuk pret, që të arrijë kurkund.
*
Të pranosh të panjohurat, do të thotë që, të gjitha gjërat të jenë të mundëshme, edhe Zoti edhe Trinia e Shënjtë. Bota që jetojmë është aq e çuditshme sa gjthçka mund të ndodhë dhe mund të mos ndodhë. Duke pranuar të pa njohurën, i jap mundësi vetes të jetoj në një botë më të madhe, më fantastike, në një lloj bote misterioze. Dhe kjo gjë, më bën që të jem më tolerant.
*
Kur vjen fundi, njeriu nuk ka më fantazi dhe imagjinatë, ka vetëm fjalë, fjalë.
|
Dollomaja ishte një lloj veshjeje e veçantë tepër e zakonshme, me të cilën visheshin dikur burrat, veshje kjo që tashmë nuk njihet, madje sot duket si diçka e çuditshme, që me të, të visheshin burrat.
Fjala dolloma vjen prej turqishtes dolaman, dhe nënkupton, një veshje, në formën e një fustani, veshje kjo e gjatë, thuajse deri në fund të këmbëve, e çlirshme dhe me mëngë të ngushta.
Në kohën e Turqisë, dollomaja vishej prej burrave gjithandej në vëndet e Ballkanit dhe kuptohet edhe në qytetin tonë, madje të dhënat tregojnë se në Korçë kjo veshje vazhdoi të vishej edhe për rreth pesëdhjet vjet të tjera, prej brezit të vjetër edhe pas fitimit të pavarësisë dhe krijimit të shtetit shqiptar, pra pas vitit 1912.
Ndërkaq në terminologjinë e veshjeve, emërtimi, dolaman, përdorej edhe për xhaketën e uniformës ushtarake të husarëve (kalorësve të lehtë polakë).
Kjo xhaketë dolaman e husarëve, shoqërohej e veshur me një peliçe të çlirshme. Gjithashtu, ky emërtim, pra dolaman, përdorej në perëndim dikur edhe për veshjen e sipërme të grave, në formë kape, manteli, pa mëngë, ose me mëngë shumë të gjëra.
Pavarësisht, dollomaja e burrave sipas të dhënave, vazhdoi të vishej në Korçë deri në vitin 1962.
Kështu: deri më 26 prill të vitit 1933 në qytetin e Korçës ka patur 37 veta me dolloma, deri më 8 gusht të vitit 1957 ka patur 2 veta me dolloma dhe deri më 15 nëntor të vitit 1962 në qytetin tonë, ka patur vetëm 1 person me dolloma.
I.V.B. ©
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.