| MZ - Aforizma: Johann Wolfgang von Goethe |
Njeriu çdo ditë duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi, të shohë një pikturë të bukur, në mënyrë që rutina e përditëshme, mos bëjë që të lihet në harresë, ndjenja për të bukurën, ndjenjë kjo të cilën Zoti e ka mbrujtur në shpirtin e njeriut.
|
| KE1/34 - Kolovajzet |
Nuk mund të përcaktohet dot etimologjia e kësaj fjale. Ndoshta rrjedh nga fjala kolovit, që presupozon të lëvizurit, pa mundim që bën njeriu, fjalë kjo që përdoret shumë në zonën tonë si p.sh., kolovit me makinë, e kolovita në kurriz, etj. Mundet pra që fjala kolovajze që presupozon të rrëshqiturit pa mundim në akull, të lidhet me fjalën kolovit.
Kolovajze quhej një koridor i ngushtë akulli, i krijuar prej dëborës së ngjeshur dhe i fërkuar deri në shkëlqim, i cili krijonte mundësi që mbi të, të rrëshqisje lehtë. Kolovajzet ndërtoheshin në vënde të pjerta, gjë që jepte mundësi të shfrytëzoheshin dy forca, ajo e vrullit dhe ajo e gravitetit. Është kjo arsyeja që në Korçë, kolovajzet më të mira, krijoheshin në pjesët më të pjerrta të qytetit, në rruga që të çon sot për në varret e dëshmorëve dhe në paralelet e tjera rreth saj, sidomos pjesa që dikur quhej, ‘Qeroska’.
|
Perëndesha Hera bën tualetin e saj.
Homeri, Iliada, rapsodia XIV, 166 etj.
Shqipëroi: Ilia V. Ballauri
(Shënim : Në luftën e Trojës morën pjesë edhe perënditë duke simpatizuar dhe antipatizuar njërën apo tjerën palë.
Perëndesha Hera dhe Athina morën anën e Akejve meqënëse Paridi, mollën e bukurisë apo të sherrit іa dha Afërditës.ÂÂ
Akejtë mbështeteshin prej, Poseidonit, Hermesit dhe Hefestit, ndërsa trojanët mbështeteshin prej perëndive, Apollon, Aris (Mars) dhe sigurisht, edhe prej perëndeshës Afërditë.
Akejtë kishin nëntë vjet që kishin rrethuar Trojën por pa rezultat, madje në një çast dukej sikur fitorja po u buzëqeshte trojanëve. Perëndesha Hera për të tërhequr interesin e Zeusit me qëllim që ky, të ndihmonte akejtë, vendosi që t’i paraqitet atij me një bukuri të tillë, që t'i joshë dhe t’і ndezë atij ndjenjat erotike. Për këtë arsye bën edhe tualetin në fjalë që na e përshkruan kaq bukur Homeri.)
Kështu pra, perëndesha Hera.ÂÂ
Hyri në dhomën e fshehtë, të jetës intime të saj,
Mbylli portën, me një kllapë sekrete e pastaj,
Zbukurimin e trupit filloi.
Së pari në shkumë të bardhë, ambrosio u la,
Lëkurën e zbuti, e ndriti, e zbardhi sa s’ka,
Dhe pastaj filloi parfumimin.
Vajra frutash sipas shijes s’Zeusit kurmin fërkoj,
Me aroma lulesh Olimpi, pastaj e latoi, ëmbëlsoi,
E fërkoi, e lëmoi, e zbukuroi.
Shpërndau ngado një odor erotik, një shije magjie
Në tokë, në qiell, dashuria flutroi, ngado shtiu hije,
Për njerëzit që rronin mbi dhè.
Krehu lehtë dhe bukur, flokët tufë flori, pastaj,
Hodhi sipër mantelin e ëmbël, supeve tul të saj,
Mantelin që AthinajaÂÂ і dhuroi.
Mes gjinjëve e kapi atë me, një karficë të artë,
Rreth belit vuri një brez me gurë të kuq të zjartë,
Zbukurime perëndije këto, plot shije.
Gjithë trupin e çveshur pra me vello e mbuloi,
Fshehu trajtat e ëmbla, sekretetÂÂ ÂÂ s'i rrëfeu, s’i tregoj,
I fsheu nën tyl, si dielli që reve u fshihet.
Në lobet e veshve, vari vëthët e rralla dy pika loti,
Bulza manafere, mana të vegjël, në trajtë topi,
Që shkëlqenin si pikat e ujit në diell.
Në këmbët e bukura më pasÂÂ mbathi sandalet e lehta,
Rreth pulpëve të plota lidhi kordhonet e mprehta,
Dhe si të gjitha këto bukuri і përfundoi,
Veç’ finesë hijeshie, rreth vehtes rezatoi.
Skulpturë e perëndeshës Hera në kopshtet botanikeÂÂ të muzeumit të arteve dhe bibliotekës, Huntington, Kaliforni.
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.