Qyteti ynë ka patur dy herë ora publike në trajtë godinash. Përshkrimi i shek. 19-të për orën e parë. “Ora është e vendosur në një godinë të lartë dhe të ngushtë prej guri. Godina është ndërtuar më 1784, prej mjeshtrash ndërtimi malësorë nga veriu i vëndit, ndërsa këmbanën e orës, e cila peshon afërsisht 40 okë [rreth 50kg] e ngritën fqinjët tanë, voskopojarët. Ora që shohim sot (v.1888) është një riparim”. Ndërkaq duhet thënë më saktë akoma se, ndërtimi i kësaj ore u investua prej rufetit të bakejve me anëtarë muslimanë në bashkëpunim vllazëror me zejtaro-tregtarët e Voskopojës. Ora u ngrit në oborrin e xhamisë së madhe, ajo ra dhe u zhduk përfundimisht, me tërmetin e 21 Majit të vitit 1960.
Bai Ju Yi ose Po Chu-yi, (v. 772-846), ishte burrë shteti dhe poet kinez, i “periudhës së artë” Tang, anëtar i Akademisë Hanlin. Shkrojti rreth 2800 poezi lirike por edhe erotike, të cilat i kopjonte dhe i shpërndante gjithandej vetë me qëllim që të mbeteshin të gjalla në kohë. Thuhet se ai i mbante mënd gjithë poezitë e veta dhe se ish në gjëndje të vazhdonte çdonjërën prej tyre aty ku të tjerët e harronin. Në kohën kur ai jetoi, filloi të parandjejë shënja të një farë rënie të periudhës së artë të poezisë dhe jetës kineze, dhe Bay Ju Yi, i shprente këto parandjenja profetike, të realitetit të jetës së përditshme, nëpërmjet mesazheve morale. Në këtë pikë sipas punimit “Krijimi poetik gjatë periudhës Tang”, nxjerrë nga: “The Tang Poets” Frederick Turner, ai mund të krahasohet me novelistët e mëdhenj romantikë si Balzaku, Tolstoi dhe Dikensi ose me piktorë si Millet dhe Van Gogh, apo me dramatistë si Bertold Brehti, etj.
Bay Ju Yi, u mpleks në skandalet perandorake të asaj periudhe dhe për një kohë u internua. Vargjet e mëposhtme të titulluara “Duke recituar maleve si i marrë”, janë shkruajtur në internim.
Ndërkaq tek vëllimi me poezi të shqipërurara, me titull: “Vargje të lashta liriko - erotike”, 211 faqe dhe figura, shqipr: Ilia V. Ballauri, bot. UEGEN Tiranë, 2010, kam sjellë edhe tre poezi të tjera të famshme të tij, “Ti je!”, “Pasqyra” dhe “Pleqëria”.
Shqipërimi im i mëposhtëm, është bazuar tek varianti i njohur klasik në anglisht, përkthyer prej gjuhës kineze nga orientalisti i dëgjuar, Arthur Waley.
Duke recituar maleve si i marrë.
S’ka njeri që të mos ketë një dobësi,
dhe, dobësia ime është të shkruaj poezi.
Me mijërat e fijeve, me të cilat lidhet jeta, prapushitet,
marrëdhëniet i kam prerë dhe vetëm një gjë nuk më zvërdhitet,
vetëm me një dobësi mbetem i lidhur, në pafundësi,
të shkruaj rreshta, vargje, mendime, poezi.
Sa herë që shoh një pamje të bukur në natyrë,
sa herë që takoj një mik të dashur, një të njohur fytyrë,
e ngre zërin, një strofë poezi i them, i recitoj,
i ngazëllyer sikur Zotin, rrugës po takoj.
Dhe tani qysh prej kohës që në Hsung-yang, jam internuar,
gjysmën e kohës, e kam kaluar,
korrijeve, kodrave duke shëtitur, duke menduar,
vargje duke thurur, duke belbëzuar.
Dhe shpesh, kur ndonjë poezi, së fundi e mbaroj,
marr rrugën pastaj, ngjitem për tek shkëmbi i Lindjes shkoj,
dhe atje, i mbështetur në anë të shkëmbit të bardhë,
pasi kap një degë të gjelbër të kasies, kësaj peme të rrallë,
vargjet e mia të çmëndura, kodrat, luginat, habitin, pushtojnë,
zogjtë cicërojnë dhe majmunët më imitojnë.
I trembur pra, se mos prej botës përqeshem, vihem në lojë,
kam zgjedhur kështu,
një vënd për recitimet time që shpirtin ma gëzojnë,
një vënd, ku askush zë njeriu, nuk mundet të dëgjojë,
një vënd, ku askush nuk mundet të më shqetësojë.
Shqipëroi: Ilia V. Ballauri
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» MZ/Poezia - Homeri mbi kapjen në flagrancë të pabesisë bashkëshërtore.
 Për herë të parë, nuk ka qënë njeriu por perënditë që kanë dashuruar vjedhurazi duke shkelur besën bashkëshortore, kështu thonë mithet dhe kështu thotë Homeri, tek rapsodia e 8-të e Odisesë. Perëndia e bukurisë femërore, e dashurisë, e të shtriturit në shtrat, Afërdita (ose Venusi, për latinët), e pa përmbajtur...
Fara! Ky pra ish qëllimi i gjethes, për të rrënja punoi,Ky pra ish qëllimi i lulëzimit, për të lulja flërtoi,Kjo farëzë pra, është fruti i fundmë, jeta vetë,Kjo bucelëzë e çuditshme e forcës, enigmë përjetë!Për të rrënja thithi, për të burbuqi çeli dlirë,Botë, brenda botës, brenda botës, përfshirë.Kjo pra është...
» MZ - Koha e Vjeljes së Qershisë - Poezi - Robert Graves
Qershia është një nga mrekullitë e botës së bimëve.Bukuria e kësaj peme qëndron tek të gjitha, tek fruti, tek lëngu, tek lulja, tek aroma, tek shija, tek ngjyra, tek druri i saj i çmuar, tek lëvorja e saj e argjëndtë, madje edhe fjala qershi është një ndër fjalët më të bukura që ka gjuha shqipe (mendoj unë). Për...
Një lule që bie, e njofton kopshtarin se tashmë, ajo ka lidhur frut. - J.W. GëteAh! - Sikur më ka marrë trajtë më të mbushur, më të zbukuruar, gusha, -më tha një ditë e dashura ime, e befasuar, teksa e putha.- Vogëlushe, e mira ime! – i thashë duke i kujtuar,dora e Venusit të ka lulëzuar,duke të njoftuar,se ah!Trupi yt i...
» BK/LA - Hist. e letrave shqipe: Petraq Kolevica, "Lasgushi më ka thënë, ..." (1.Kultura botërore)
Një ndër librat e veçantë të Petraq Kolevicës, i cili një pjesë të mirë të tyre, m'i ka dhënë me autograf, është dhe, “Lasgushi më ka thënë … (Shënime nga bisedat me Lasgush Poradecin)”, v. 1992. Për P. Kolevicën nga Korça, ndonëse jemi breza të ndryshëm, ai më i vjetër dhe unë më i ri, ruaj një vlerësim...