| MZ - Aforizmë: Meneandri |
Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre. Meneandri, |
| KE1/38 - Disa prej markave më të njohura të biçikletave të përdorura në Korçë. |
Disa prej markave më të njohura të biçikletave të përdorura në Korçë janë këto të mëposhtmet.
‘Herkules’ prodhim angles, biçikleta me dy hekura, me goma të trasha, të rënda, të cilat numuroheshin në majë të gishtave, prodhim i viteve ’20[?], ’30.
‘Gana’, ‘Dei’, ‘Legnano’ dhe ‘Bianchi’’, prodhim italian, qarkulluan në qytetin tonë para luftës së dytë botërore (vitet, 30-40), në dy forma, mashkull pra me hekur dhe femër. Zinxhirin e kishin të futur në kuti. Ishin kryesisht biçikleta me shtat të mesëm dhe të ulët. Shënim: lartësia e biçikletës varej prej madhësisë së diametrit të rrotave, (26-she apo 28-she), por edhe prej stilit të ndërtimit të trupit.
‘Zis’ dhe ‘Moskviç’, prodhime ruse (Bashkimi Sovjetik), të parat të larta, mashkull, me freno ‘kondër’, zinxhir të pambuluar, timon të hapur, të dytat mesatare, mashkull dhe femër, qarkulluan kryesisht në vitet ‘50.
‘Mifa’, ‘Diamant’, prodhim i ish-DDR, pra Gjermanisë Lindore, mashkull dhe femër, të larta, mesatare dhe të ulta, kryesisht me freno ‘kondër’ dhe goma relativisht pak më të trasha se normalet, qarkulluan në vitet, ’50, ’60, ’70.
|
Fara! Ky pra ish qëllimi i gjethes, për të rrënja punoi,
Ky pra ish qëllimi i lulëzimit, për të lulja flërtoi,
Kjo farëzë pra, është fruti i fundmë, jeta vetë,
Kjo bucelëzë e çuditshme e forcës, enigmë përjetë!
Për të rrënja thithi, për të burbuqi çeli dlirë,
Botë, brenda botës, brenda botës, përfshirë.
Kjo pra është fara, mbrujtja e Perëndisë,
Misteri i jetës, parabola e pafundësisë.
G. S. Galbraith.
Shqipëroi: Ilia V. Ballauri.
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.