1. Distanca e fshatrave për rreth, nga Guri i Capit 2. Kajsia (Prunus armenica. L) në qarkun e Korçës, në mes të shek. 20-të. 3. Emigrantë nga Qyteza që ndodheshin në Chicago Illinois, (Sh.B.A.) në Maj të vitit 1919. 4. Këneta e Maliqit. Një përshkrim i mesit të shek të 19-të. 5. Biletat e kinemasë, në vitet ’60, 70’. 6. Një gravurë tepër e hershme e Korçës, e vitit 1767, e skicuar në Vjenë. 7. Dëbora në qarkun Korçë. 8. Nga historiku i tregut në Korçë. 9. Distancat e disa fshatrave të rrethit të Kolonjës nga Erseka. 10. Niko E. Çipi dhe libri i parë i shkruajtur ndonjëherë për tregtinë në shqip. 11. Administratorët e sanxhakut të Korçës, më 1911. 12. Flora e Korçës në dy vepra. 13. Ali Patrona nga fshati Hostec i Mokrës. 14. Shpella e Shën Marenës. 15. Lartësia mbi nivelin detit, brenda qytetit të Korçës sipas linjave nga veriu në jugë dhe nga lindja në perëndim. 16. Petanik me fasule. 17. Drutë e dimrit në Korçë. 18. Fotografët e Korçës, në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të 20-të, (1900 – 1910) 19. Punimi me gjilpërë, në familjet korçare. 20. Tataçi (Taqo ?), personazh i jetës së qytetit të Korçës që ka jetuar deri aty nga vitet, ‘80. 21. Postë -Telegrafi [PT] i Korçës, më 1871. Një përshkrim i atyre viteve.
Gështenja (Castanea sativa ose, Castanea vesca) është një drupyjor dhe njëkohësisht drufrutor, i përhapur në Evropën Jugore, që i përket familjes, Fagacea.
Njihen 18 lloje, ose thënë ndryshe, populacione gështenjash.
Përmasat e pemës janë relativisht të mëdha. Në Tropojë, dikur është gjetur një dru gështenje me moshë shekullore, me diametër të trungut 2.45m, perimetër të tij 7.30m dhe lartësi 30m, (pra afërsisht sa një godinë me 10 kate).
Pema e gështenjës shfrytëzohet kryesisht për lëndën e drurit dhe frutat.
Duke qënë se brezi evropian i përhapjes së gështenjës është i kufizuar në Mesdhe dhe meqënëse përkon relativisht me gjeografinë e përhapjes së dikurshme të qytetërimeve të lashta të këtij pellgu, si dhe mbi bazën edhe të disa të dhënave, mendohet se këtu pra, në Mesdhe, gështenja është specie e introduktuar nga Lidia e dikurshme e Azisë së Vogël dhe pastaj e përhapur gjithandej.
Gështenja në thellësitë e kohës për populacionet primitive të njeriut, ka qënë një nga ushqimet themelore.
Si Aleksandri i madh, ashtu dhe më pas romakët, kanë mbjellë gështenja gjatë fushatave të tyre ushtarake, gjithandej në lëvizjet e tyre nëpër Ballkan dhe Azi. Mjekët e lashtë si Dioskuridi dhe Galeni, përshkruajnë në punimet e tyre vetitë mjekësore të gështenjës.
Sipas të dhënave, në Shqipëri më 1970 kish gjithsej 8195ha me gështenja, nga këto vëndin e parë e zinte Tropoja me 1800ha dhe të dytin Pogradeci me 1728ha, pra thuajse njësoj sa edhe Tropoja.
Pra Pogradeci kish thuajse 1/5 e gështenjave të gjithë Shqipërisë, dhe këtu, gështenjat e Zërvaskës ishin me nam.
Për nga ana cilësore sipas studimeve, gështenjat e Pogradecit kishin një sërë parametrash më të larta sesa gjithë llojet e tjera të gështenjave të Shqipërisë.
Konkretisht, përqindja e tulit në frut, në gështenjat e Pogradecit arrinte deri në 75.9%, në të Tropojës 75.2%, proteinat në gështenjat e Pogradecit arrinin në 6.7%, ndërsa në të Tropojës 6.0%, sheqeri në gështenjat e Pogradecit arrinte në 30.2%, ndërsa në të Tropojës arrinte në 20.4%, etj.
Përgatiti: Ilia V. Ballauri Dr. i shkencave
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» BK/N:Biologjia-Flora-Gjenetika: Mbi një kalendar të mundshëm për vrojtime citogjenetike në Korçë
HYRJENuk do të jetë e largët dita kur edhe flora e Zonës së Korçës për arësye dhe qëllime të ndryshme shkencore (siç veprohet kudo sot në vendet e zhvilluara) do të studiohet për nga ana citogjenetike, e kuptohet se një interes të veçantë në këtë drejtim do të kish së pari të dispononim një kalendar standart, të...
» KE7/11- 12 - Mali i Thatë dhe vargjet e Lasgush Poradecit, "Fryn veriu ..."
Mali i Thatë, quhet kështu mbasi me të vërtetë është i thatë. Prej tij nuk rrjedhin burime uji ose këto janë shumë të pakta dhe gjithashtu, nga ky masiv malor, nuk buron asnjë lumë a prrua që të ketë ujë, gjatë gjithë vitit. Mali i Thatë shtrihet në veri të Fushës së Korçës, një pjesë e tij vazhdon edhe matanë kufirit...
» BK/N - Bujqësia - Teknologjia ushqimore: Një monografi për bimën e elbit
Korça është për Shqipërinë, atdheu i birrës dhe birra prodhohet prej elbit. Për rrjedhojë, zona e Korçës është edhe zona e elbit distik dhe ka, si traditën më të vjetër për këtë bimë, ashtu edhe njohuritë shkencore më të thella për të. Gjithmonë në zonën tonë, historikisht është mbjellë edhe sipërfaqja më e...
» KE2/30 - Gora dhe Mokra, një përshkrim i bërë para vitit 1830
Gora dhe Mokra, në veri kufizohen me Ohrin, në jugë me lumin e Devollit i cili i ndan këto krahina prej Oparit. Në lindje kufizohen me Korçën, dhe në perëndim me zonën e Elbasanit. Vëndi është malor dhe i frikshëm, nga ku me sa duket ka marrë edhe emrin, Gorë që sllavisht do të thotë mal. Ujrat e kësaj zone derdhen gjysmat...
» KE7/10- Sojet e vjetra të mollës, në trevat e Korçës.
Molla (Malus comunus)Për mollën e Korçës, hulumtimet e bëra tregojnë, se është pikërisht malësia e Gorës ku mendohet se ajo është më e lashtë dhe shumë e vjetër. Këtu por edhe në Opar madje, konstatohet edhe një lloj molle e egër, e rrjedhur jo prej fidani por prej fare, e quajtur në gjuhën e popullit, Mollçinka. Kjo më...