| MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari |
Papës së Romës ditën e parë që ulej në fronin papal i ndiznin përpara disa kashtëra dhe kardinali i thesh: Beatissimo Padre, I Nderuar Pater, kaq është kjo jetë dhe kaq është lavdia e kësaj bote, sa ky tym! |
| KE1/34 - Kolovajzet |
Nuk mund të përcaktohet dot etimologjia e kësaj fjale. Ndoshta rrjedh nga fjala kolovit, që presupozon të lëvizurit, pa mundim që bën njeriu, fjalë kjo që përdoret shumë në zonën tonë si p.sh., kolovit me makinë, e kolovita në kurriz, etj. Mundet pra që fjala kolovajze që presupozon të rrëshqiturit pa mundim në akull, të lidhet me fjalën kolovit.
Kolovajze quhej një koridor i ngushtë akulli, i krijuar prej dëborës së ngjeshur dhe i fërkuar deri në shkëlqim, i cili krijonte mundësi që mbi të, të rrëshqisje lehtë. Kolovajzet ndërtoheshin në vënde të pjerta, gjë që jepte mundësi të shfrytëzoheshin dy forca, ajo e vrullit dhe ajo e gravitetit. Është kjo arsyeja që në Korçë, kolovajzet më të mira, krijoheshin në pjesët më të pjerrta të qytetit, në rruga që të çon sot për në varret e dëshmorëve dhe në paralelet e tjera rreth saj, sidomos pjesa që dikur quhej, ‘Qeroska’.
|
Theognis, konsiderohet si një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë elegjike të Greqisë së lashtë. Ai ish fisnik nga Megara dhe mendohet se ka jetuar në mes të shek. 6-të para Kr. Fridrich Nietzche, punimin e parë shkencor që shkruajti, qysh kur ishte student në Laipsig, ia dedikoi vargjeve të Theognisit, botuar tek revista periodike, Rheinische Museum.
Eros, і tmerrshëm je.
Eros, і tmerrshëm je,
Ti Trojën e shkatërrove,
Theseun e thërrmove,
Ean e gjorë, e coptove,
Kudo ku vure dorë,
Fundin u nxore, і mbarove.
*
Tek tjetra dashuri do t’hidhesh.
Pasi t’i marrësh kënaqësinë,
Me fund kësaj dashurie,
Tek tjetra dashuri do t’hidhesh,
Plot ngjyra mjeshtërie.
*
Ti pabesinë do.
Le të dashurohemi, pra fort.
Dhe pastaj, ikë!
Tek të tjerët shko.Shko!
Tepër lozonjare je, s’ke frikë.
Ti oj’ kopje e saktë, e pabesisë, ti pabesinë do.
Sir Lawrence A. Tadema,
"Ti trëndafil i trëndafilave, ..." 1883
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.