| MZ - Aforizmë: P.L. de Ayala |
Asy como la sombra nuestra vida se va, |
| KE1/48 - Piavicat |
(Latn. Hirudo medicinalis), janë shushunja që pijnë gjakun (hematophagous). Nga ana zoologjike, janë krimba annelide (unazore), hermaphrodite (dyseksore), me 34 segmente.
Piavicat që pijnë gjakun kapen pas prehës së tyre dhe me gojën si venduzë që përbëhet prej gjashtë segmenteve, kryejnë thithjen e gjakut. Studimet tregojnë se, piavica lëshon edhe një farë lëngu anestezik me qëllim që veprimi dhe prania e saj, mos ndjehet prej prehës.
|
Nuk ka më kuptim,
të thuash: “Jetë qeni!”
mendoja,
një ditë tek shikoja,
qentë, që para portës së shtëpisë na kalojnë,
qentë, që në lagjen tonë banojnë.
Këtu tek ne, qentë anekënd,
si në Wonderland,
shëtisin të larë, të pastër si drita, qimengrehur,
shpesh me pallto, papion, a në kokë fjongo, stil Barbie cullufekrehur,
si qeni Rudolf, fjala vjen, që pashë dje,
tek ecte, para portës tonë më nge.
Më erdhi për të zili,
a më mirë t’ua them hapur, më lindi për atë qen, një cmirë,
sidomos kur pashë, sesi ky qen tërhiqte pas, të zotin e vet të mirë,
i cili, me bermuda, lesh pakrehur, sy palarë,
ngritur prej shtëpie aron-aron,
sepse, qeni duhej nxjerrë për nevojën e parë,
me letra, celofane nëpër duar, mbushur, ngarkuar,
gjith’ shqetësim, por i duruar,
gati nevojën e qenit priste, si njeri i qytetëruar.
-Mirëmëngjes!- i thashë të zotit dje,
-Ç’thotë Zonja?-
dhe me kokë i tregova qenin e tij, që pranë portës nuhatte më nge.
Bah!
Ai, ç’të shikoje, i mërzitur, i ofenduar, i fyer sa s’ka,
më pa shtrembër, as mirëmëngjes s’më tha.
-Nuk është Zonjë, zotëri, shikoje mirë,
është Zotni, Rudolf e quajnë! -
Dhe morri pastaj, me vrap tatëpjetë,
sepse Rudolfi shkoj gjetkë të nuasë, të ngrerë këmbën përpjetë,
të marrë vesh, se kush më parë andej pat kaluar,
“të lexojë” gazetën e qenërve, që këta e botojnë duke e lëshuar,
atë,
anë e kënd,
tek ne, këtu në Wonderland.
Ilia V. Ballauri,
duke zbardhur ditët,
7/7/ dhe 8/7/, 2013.
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.