| MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari |
Stilponi që ishte filozof në Megara, u zu rob, kur u pushtua vëndi i tij prej tiranit Dhimitër. |
| KE1/34 - Kolovajzet |
Nuk mund të përcaktohet dot etimologjia e kësaj fjale. Ndoshta rrjedh nga fjala kolovit, që presupozon të lëvizurit, pa mundim që bën njeriu, fjalë kjo që përdoret shumë në zonën tonë si p.sh., kolovit me makinë, e kolovita në kurriz, etj. Mundet pra që fjala kolovajze që presupozon të rrëshqiturit pa mundim në akull, të lidhet me fjalën kolovit.
Kolovajze quhej një koridor i ngushtë akulli, i krijuar prej dëborës së ngjeshur dhe i fërkuar deri në shkëlqim, i cili krijonte mundësi që mbi të, të rrëshqisje lehtë. Kolovajzet ndërtoheshin në vënde të pjerta, gjë që jepte mundësi të shfrytëzoheshin dy forca, ajo e vrullit dhe ajo e gravitetit. Është kjo arsyeja që në Korçë, kolovajzet më të mira, krijoheshin në pjesët më të pjerrta të qytetit, në rruga që të çon sot për në varret e dëshmorëve dhe në paralelet e tjera rreth saj, sidomos pjesa që dikur quhej, ‘Qeroska’.
|
Shqipëroi: Ilia V. Ballauri
Oh! moj pelë, moj thrakiote,
E di un’, se ç’do qafa jote!
Përse, shtrëmbër më vështron?
Pse me shqelma, më largon?
Mos kujto, se un’nuk mundem,
Hipur, mbi ty të tundem,
Di kapistrat, të t’i shkoj,
Të të zbut, të të kaploj.
Di fort mirë, të të bëj zap,
Di prej freri, të të kap,
Di në rrugë, të të shtroj,
Të të hip, të të mbaroj.
Shoh tani, që e qet’ kullot,
Livadhis, si kal’ pa zot,
Kërcen lehtë, qesh dhe lot,
Më atë, që s’të mban dot.
Ke gjetur, ti një kavalier,
Që për hunde, veç e nxjerr,
Kavalier, që s’të hipi kurrë,
Që s’u bë, njëher’ për burrë.
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.