MZ - Aforizmë: Teli prej Megare, filozof, shek. 3- të para Kr.

Pikërisht, njësoj si edhe aktori, të cilit i duhet të veshë dhe të mishërojë çfarëdo lloj karakteri, pra të lozë çfardo lloj perosnazh që atij i jep regjizori, ashtu edhe njeriu i  urtë, duhet të përballojë gjithçka që i jep fati, mbasi dhe fati si një regjisor, një herë të jep rol kryesor dhe një herë të jep rol të dorës së dytë, një herë rolin e mbretit dhe një herë rolin e lypësit. Nuk duhet të ndërmarrësh përsipër rolin kryesor, ndërkohë kur je sekondar, mbasi në këtë rast do të bësh një diçka të papërshtatshme, që s’të shkon.


Nxjerrë prej veprës së tij: "Avtarkia"

FlashPedica(1)
KE1/31 - Bliri

Bliri (Latn. Tilia cordata L.) është drupyjori karakteristik i bulevardeve të Korçës, të cilat janë zbukuruar me këtë specie, aty nga vitet ’60. Para këtyre viteve bulevardet kishin në të dy anët në shumicën e rasteve akacie, ose si quhen në gjuhën e popullit, ‘rogovecka’.  
Bliri i bulevardeve të Korçës në vartësi të motit, kulmin e lulëzimit e ka zakonisht në muajin Qershor. Në ditët e gjata dhe netët e bukura të këtij muaji, bulevardet e Korçës përfshihen nga një aromë veçanërisht e këndshme që përhapet prej luleve të kësaj peme. Në Korçë eshtë gjetur që gjatë dimrit i bëhet kësaj peme një krasitje e rëndë, e cila i jep drurit një kurorë të kontrolluar, sferike, dhe të përmasave që përputhen me hapësirat e bulevardeve tona.