MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari |
Papës së Romës ditën e parë që ulej në fronin papal i ndiznin përpara disa kashtëra dhe kardinali i thesh: Beatissimo Padre, I Nderuar Pater, kaq është kjo jetë dhe kaq është lavdia e kësaj bote, sa ky tym! |
KE1/17 - Drutë e dimrit në Korçë |
Zona e Korçës ka dimër të gjatë dhe të fortë, që do të thotë se ambienti i shtëpisë, që të jetë komod, duhet me patjetër që të ngrohet mirë. Kjo gjë duhet bërë, prej Nëntorit e ngadonjëherë edhe më parë, d.m.th. në Tetor dhe deri në Prill, e ngadonjëherë edhe më vonë, deri në Maj. Korça gjithmonë është ngrohur me dru dhe vetëm vitet e fundit ka filluar përdorimi i naftës dhe i rrymës elektrike, por edhe kjo, akoma është në fillim, ka hyrë në një masë të vogël. Disa vite, d.m.th. aty nga fillimi i viteve ‘80 tregtohej për djegje në shtëpi edhe qymyr guri. |
Lindi në Korçë më 1904 me prindër, Vasil Milin dhe Viktori Çekanin dhe vdiq më 1984 në Stamford, Amerikë. Familja e tij fillimisht emigroi në Rumani e më pas në Amerikë, ku ai mbaroi studimet për inxhinier elektrik më 1927 në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (Institute of Technology).
Megjithatë, ai u bë i njohur në botë në fotografi, fushë kjo në të cilën ai ishte autodidakt. Nga viti 1928 deri në vitin 1938, punoi në kompaninë e njohur elektrike amerikane WE dhe duke filluar nga viti 1939 e deri në fund të jetës së vet, punoi si fotograf profesionist në revistën e njohur, “Life Magazine“.
Gj. Mili ishte i pari që përdori për fotografim flashin dhe dritën stroboskopike. Kjo e fundit është drita që emetohet prej një paisjeje speciale që jep flashe të njëpasnjëshme.
Duke filluar nga vitet ’30, fotografitë e tij sidomos ato që kanë të bëjnë me performancat koreografike, teatrale, sportive dhe muzikore, që lidhen me bukurinë, kompleksitetin dhe sekretet e sekuencave apo dinamizmit dhe rrjedhshmërisë së lëvizjes, elemente këto tepër të vështira për tu kapur prej syrit të lirë, janë admiruar nga mijëra e mijëra lexues të revistës, “Life“ apo edhe të botimeve të tjera. Për thuajse pesëdhjetë vjet, falë një pune krijuese intensive, ai është autori i mijëra fotografive. Gjithë punën e vet gjysmëshekullore ai e pasqyroi tek vepra Photographs and Recollections (Fotografi dhe Kujtime).
Gj. Mili konsiderohet si një nga fotografët, i cili ka luajtur rol në konceptet që kemi ne sot mbi lëvizjen dhe këtë ai e ka bërë duke sjellë shëmbuj me fotografitë e tij si dhe nëpërmjet ndikimit që ai pati më pas, tek fotografë të tjerë, që e pasuan.
Ndërkaq edhe fotografitë e bëra prej tij për artistë, muzikantë dhe personalitete të tjera të njohura, (Hitchkok, Stravinski, Rubishtain, Matis, Frank Sinatra, Jonesko, etj.) ndonëse nuk janë aq spektakolare sa ato që përmëndëm më sipër, përsëri duhet thënë se edhe ato janë gjithashtu të realizuara plot mjeshtëri, janë kryevepra.
Gjon Mili u vlerësua prej Zhan Pol Sartit, bashkëpunoi në mënyrë të veçantë me Pablo Pikasonë, etj, etj.
(Shënim: Familja Mili, del si e njohur në Korçë të paktën qysh në vitet 1880.)
Gjon Mili dhe pikturimi me dritë i Pikasosë.
Në krah jepet një foto e Gjon Milit i cili paraqet Pikasonë, duke skicuar me dritë. Efekti fotografik krijohet duke hapur fillimisht kameran, teksa Pikaso qëndron në errësirë i përkulur për të filluar pikturën e vet momentale. Ky çast fiksohet me dritë (flash). Pataj, pas dritës, në errësirë, Pikaso pikturon shpejt imazhin apo pikturën e vet në ajër me një “laps prej drite” (llambushkë e ndezur me bateri), pikturë kjo që realisht zhduket, me të mbaruar lëvizja e tij, por që fiksohet në celuloidë. Çasti i përfundimit të imazhit fiksohet përsëri me flash. Mund të ketë edhe ndonjë fiksim të tillë në mes të konfigurimit të imazhit. Kombinimi i tyre jep pikturat e famshme të tij të quajtura të “çastit”.
Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.