| MZ - Aforizmë: Viktor Hygo |
Gjithmonë tek shtresat e varfëra, ka më tepër mizerie, sesa ka humanizëm tek shtresat e pasura. |
| KE1/29 - Loja me fugë |
Fuga ishte një lodër e fëmijëve, që u zhduk aty rreth viteve ’70. Ka mundësi që emri fugë vjen prej latinishtes, që do të thotë ikën, lëviz, [me rrotullim]. Ajo ishte një objekt prej druri në formë konike, që në majë të konit, i ngulej një majë perone dhe që vihej në rrotullim prej një kordhoni. |
Theognis, konsiderohet si një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë elegjike të Greqisë së lashtë. Ai ishte fisnik nga Megara dhe mendohet se ka jetuar në mes të shek. VI-të para Kr. Me emrin e Theognis sot na kanë mbritur 1389 vargje poetike, ndër të cilat edhe shumë erotike. Meqënëse poeti jetoi në periudhat e trazirave shoqërore kur, kasta e aristokracisë së lashtë greke po privohej prej pushtetit, ai si shumë të tjerë ndoqi rrugën e mërgimit duke bredhur në Siceli, Spartë, Vioti, Evia, etj. Thuhet se kudo u prit mirë dhe si njeri і nderuar, por dëshira e tij ishte që ai të jetonte në atdheun e vet në Megara që me sa duket u rikthye aty pas rivendosjes të pushtetit të aristokratëve. Për kohën e vdekjes së tij ekzistojnë dy data; 506 ose 492 para Kr.
Shqipëroi: Ilia V Ballauri
Suzana dhe pleqtë
Pieter Paul Rubens, 1611.
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.