MZ- Aforizma: Nga filozofia amerikane (vazhdim).

 

Të katër liritë

“ … Në ditët që do të vijnë, tek të cilat ne kërkojmë të kemi sigurinë, duhet të mendojmë për një botë të themeluar mbi bazën e katër lirive thelbësore të njerëzimit.

E para, liria e fjalës dhe e shprehjes – kudo në botë.

E dyta, liria për çdo njeri, që të adhurojë Zotin sipas mënyrës së vet – kudo në botë.

E treta, liria prej mungesave, gjë që e përkthyer në terma botërore, nënkupton një logjikë ekonomike, e cila do t’i sigurojë çdo kombi, një jetë paqësore të shëndetshme, për banorët e vet – kudo në botë.

E katërta, liria prej frikës, gjë që e përkthyer në terma botërore, nënkupton reduktimin mbarëbotëror të armatimeve deri në atë pikë dhe në atë formë sa, asnjë komb të mos jetë në gjëndje, për të ndërmarrë një akt agresioni fizik, kundrejt ndonjë fiqinji – kudo në botë. …”

Franklin Delano Roosevelt,
fjala në Kongres, 6 Janar 1941.

Shënim: Një pllakë që përkujton këtë fjalim të quajtur, “Të katër Liritë”, është e vendosur brenda Statujës së Lirisë.
FlashPedica(1)
KE1/38 - Disa prej markave më të njohura të biçikletave të përdorura në Korçë.

 

Disa prej  markave më të njohura të biçikletave të përdorura në Korçë janë këto të mëposhtmet.
‘Herkules’ prodhim angles, biçikleta me dy hekura, me goma të trasha, të rënda, të cilat numuroheshin në majë të gishtave, prodhim i viteve ’20[?], ’30.
‘Gana’, ‘Dei’, ‘Legnano’ dhe ‘Bianchi’’,  prodhim italian, qarkulluan në qytetin tonë para luftës së dytë botërore (vitet, 30-40), në dy forma, mashkull pra me hekur dhe femër. Zinxhirin e kishin të futur në kuti. Ishin kryesisht biçikleta me shtat të mesëm dhe të ulët. Shënim: lartësia e biçikletës varej prej madhësisë së diametrit të rrotave, (26-she  apo 28-she), por edhe prej stilit të ndërtimit të trupit.
Zis’ dhe ‘Moskviç’, prodhime ruse (Bashkimi Sovjetik), të parat të larta, mashkull, me freno ‘kondër’, zinxhir të pambuluar, timon të hapur, të dytat mesatare, mashkull dhe femër, qarkulluan kryesisht në vitet ‘50.
Mifa’, ‘Diamant’,  prodhim i ish-DDR, pra Gjermanisë Lindore, mashkull dhe femër, të larta, mesatare dhe të ulta, kryesisht me freno ‘kondër’ dhe goma relativisht pak më të trasha se normalet, qarkulluan në vitet, ’50, ’60, ’70.