MZ - Thomas Hobbes (1588 - 1679)

Kur s'ka art dhe s'ka letra, nuk ka as edhe shoqëri të qytetëruar dhe ç'ka është edhe më e keqe se gjithçka, është se, në një shoqëri të tillë, ka vetëm frikë të vazhdueshme dhe rrezik për vdekje të tmerrshme, për më tepër, jeta e njeriut në atë rast, është e vetmuar, e varfër, e shëmtuar dhe e shkurtër.

FlashPedica(1)
KE1/17 - Drutë e dimrit në Korçë
 Zona e Korçës ka dimër të gjatë dhe të fortë, që do të thotë se ambienti i shtëpisë, që të jetë komod, duhet me patjetër që të ngrohet mirë. Kjo gjë duhet bërë, prej Nëntorit e ngadonjëherë edhe më parë, d.m.th. në Tetor dhe deri në Prill, e ngadonjëherë edhe më vonë, deri në Maj.
Korça gjithmonë është ngrohur me dru dhe vetëm vitet e fundit ka filluar përdorimi i naftës dhe i rrymës elektrike, por edhe kjo, akoma është në fillim, ka hyrë në një masë të vogël. Disa vite, d.m.th. aty nga fillimi i viteve ‘80 tregtohej për djegje në shtëpi edhe qymyr guri.